Instrumenti i Padisë Kolektive - Një risi në mbrojtjen e të drejtave të individëve

21 Tetor 2020

Shkarko Dokumenta: 

Zyra Ligjore CR Partners në bashkëpunim me Qendrën për Nisma Ligjore dhe Qytetare dhe Qendrën Eden me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë  kanë ndërmarrë nismën për hartimin dhe propozimin e projektligjit “Për paditë kolektive”’.  Padia kolektive është një mjet ligjor nëpërmjet së cilit një subjekt (organizatë jo-fitimprurëse apo përfaqësues ligjor) mund të ngrejë një padi në Gjykatë në emër të një grupi personash të dëmtuar, për të përfituar dëmshpërblim për veprimet e paligjshme të një ndërmarrje të caktuar.

Dobitë e padisë kolektive janë:

  • Shmang ngritjen e disa padive individuale për të njëjtin veprim të paligjshëm të një ndërmarrje;
  • Realizon interesat e një grupi të madh individësh, pa shpenzime monetare dhe kohore për ta;
  • Mundëson që të gjithë individët e dëmtuar nga një sjellje e paligjshme e një ndërmarrje që ofron mallra ose shërbime, ose nga punëdhënësit, të dëmshpërblehen pa pasur nevojë që të ngrejnë personalisht një padi në Gjykatë;
  • Ndihmon në uljen e ngarkesës së Gjykatave, duke mundësuar afate më të shkurtra kohore për përfundimin e procesit gjyqësor.