ISP - LIGJËRIMI POLITIK DHE PUBLIK MBI REFORMËN NË DREJTËSI | Video

12 Mars 2019

Monitorimi i ligjërimit politik e publik për reformën në drejtësi i kryer nga Instituti për Studime Politike ka treguar se partitë dhe liderët kryesorë politikë kanë një sjellje të gabuar ndaj reformës. Ata e shohin më shumë atë si shtojcë të procesit politik sesa si prioritet kombëtar. Ata përdorin retorikë të ashpër për reformën dhe drejtësinë, - duke e denigruar atë ose duke e identifikuar veten me suksesin e saj, - në të dy rastet, duke dëmtuar besimin publik tek reforma dhe vënë në dyshim vullnetin politik për jetësimin e saj.

Partitë dhe liderët politikë kanë përgjegjësinë dhe detyrën të korrektojnë sjelljen e tyre. Ata duhet të votojnë ndryshimet ligjore në proces dhe të mos bëhen pengesë as për ngritjen e sistemit të ri dhe as për dhënien e drejtësisë.

Reforma në drejtësi ka sukses nëse bëhet me qytetarët dhe për qytetarët. Baza e saj mbetet besimi, integriteti, pavarësia dhe profesionalizmi. Koha për sistem funksional të drejtësisë! Ta monitorojmë, përmirësojmë dhe promovojmë atë! Reforma është ndryshim për shtetin, shoqërinë dhe demokracinë.

Materiali është realizuar nga stafi i Institutit të Studimeve Politike (www.isp.com.al) në kuadër të projektit “Reforma në drejtësi: me qytetarët dhe për qytetarët. Nga ligjet tek jetësimi praktik. Informim, lobim dhe monitorim” mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në kuadër të programit mbi reformën në drejtësi.

Mendimet e shprehura në këtë material janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë mendimet e Fondacionit.