Përfshirja e prindërve në jetën e shkollës; rekomandime për një partneritet të suksesshëm shkollë-familje-komunitet

26 Tetor 2011

Tematika: 

Shkarko Dokumenta: 

Ky raport i shkurtёr ёshtё pёrgatitur duke u mbёshtetur nё gjetjet dhe pёrfundimet e njё studimi kombëtar tё pikёpamjeve, qёndrimit dhe praktikave tё drejtorёve tё shkollave dhe prindёrve nё lidhje me pёrfshirjen e prindёrve dhe bashkёpunimin shkollё-familje, i cili u realizua me ndihmёn e Programit tё Mbёshtetjes sё Arsimit tё Fondacioneve tё Shoqёrisё sё Hapur nё kuadёr tё projektit tё Pёrparimit tё Cilёsisё sё Arsimit dhe Pёrfshirjes nё Evropёn Jug-lindore.

Pas njё analize tё thellё tё rezultateve tё studimit, tё situatёs aktuale dhe tё botimeve shkencore nё lidhje me temёn, nёpёrmjet kёtij dokumenti ofrohet informacion thelbёsor nё lidhje me rёndёsinё e madhe dhe mёnyrat efektive tё pёrfshirjes sё prindёrve nё arsimimin e fёmijёve tё tyre.
Gjithashtu janё formuluar njё numёr rekomandimesh nё nivelin e politikёbёrjes, shkollёs dhe komunitetit pёr rritjen e pёrfshirjes sё prindёrve nёpёrmjet krijimit dhe forcimit tё bashkёpunimit dhe partneritetit shkollё-familje-komunitet. Kёto rekomandime u vijnё nё ndihmё mёsuesve, drejtorive të shkollave, insitucioneve arsimore lokale, rajonale dhe kombёtare si edhe organizatave dhe individёve tё interesuar pёr pёrmirёsimin e cilёsisё sё arsimit dhe rezultateve tё nxёnёsve.