"Raportimi i korrupsionit në median audio-vizive dhe të shkruar"

16 Prill 2015

Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative në Shqipëri - BIRN Albania prezanton Raportin "Raportimi i korrupsionit në median audio-vizive dhe të shkruar" - financuar nga OSFA në kuadër të Programit "Sfidimi i Kulturës së Pandeshkueshmërisë". Ky raport vlerëson natyrën dhe tipologjinë e raportimit të medias shqiptare mbi korrupsionin, si dhe përputhjen e tyre me parimet bazë të gazetarisë. 

Gjetjet e këtij raporti monitorimi kanë për qëllim:

- Të përdoren si material referencë për të ndihmuar aktorët lokalë dhe ndërkombëtarë të përfshirë në zhvillimin e medias në Shqipëri, sindikatat e gazetarëve, si dhe gazetarët dhe redaktorët, për të ndërmarrë projekte dhe veprime që do të rrisin cilësinë dhe sasinë e raportimeve mbi korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe efikasitetin e politikave antikorrupsion.

Raportin e Plotë në shqip e gjeni duke klikuar Këtu, ndërsa për versionin anglisht klikoni Këtu.