RRATHE IV: Programi i datës 10 Qershor 2017

12 Qershor 2017

Tematika: 

Programi i datës 10 Qershor 2017

 

 

“Fem Art” nga Grupi ATA
Realiteti i ashpër kulturor i qytetit periferik ka prodhuar një formë rezistence ndaj shoqërisë thellësisht patriarkale, nëpërmjet grupit të aktivisteve FemArt. Duke i kthyer qasjet teorike në art, artin duke e përdor si mekanizëm që gjeneron ide provokuese, dhe idetë për të rritur ndjeshmërinë ndaj problematikave të përbashkëta, FemArt replikon simbolikisht nëpërmjet performancave minimaliste, standartizimin e mendësisë patriarkale. 

 

“Tri plus një” nga Blerina Goce
Ato janë tri gra të thjeshta , jetët e të cilave janë lidhur së bashku në një betejë të përditshme në krah të fëmijëve me sindromën Down. Një udhëtim nga perspektiva femërore në jetët e tyre, në përpjekjet e tyre vitale për të jetuar me dinjitet në një botë plot paragjykime.

 

“24 Orë” nga Brejdon Xhavarra
Ata nuk janë kamionë të mëdhenj, as karro që shtyhen nga njerëzit, megjithatë ata pastrojnë një pjesë të mirë të qyteteve tona. Ata janë mbledhësit e kanaçeve, bidonave, shisheve. Njëri prej tyre na rrëfen se si është të jetosh gjithë ditën me kokën zhtytur në duhmën e rëndë të kazanit të plehrave, vetëm për t’i siguruar femijës së tij mundësi si gjithë të tjerët.