RRATHE IV: Programi i datës 17 Qershor 2017

20 Qershor 2017

Tematika: 

Programi i datës 17 Qershor 2017

 

 

“Engjelli i tunelit” nga Yllka Gjollesha
Ai jeton njësoj si mbi tokë edhe nën tokë, madje në qetësinë e nëntokës ndjehet edhe më mirë. Kjo është historia e një të moshuari korçar që e kalon pjesën më të madhe të kohës së tij në një tunel të kohës së komunizmit me shpresën se një ditë edhe tuneli që ai vetë ka shpëtuar nga asgjësimi, do të ketë fatin të shndërrohet në një muze të vizitueshëm nga të gjithë. 

 

“Kultura e protestës, kulturë pa frymë“ nga Gentiana Ramadani
Përse protestat qytetare janë kaq të pakta në Shqipëri? Përse ne ngrihemi menjëherë në këmbë sapo këtë na e kërkojnë partitë dhe nuk protestojmë për problemet tona esenciale jetësore? Këto pyetje e kanë shqetësuar një krijuese të re e cila synon të ndajë më opinionin e gjerë një nga shqetësimet më të mëdha të shoqërisë moderne shqiptare: mënyrën e ndrojtur të reagimit qytetar.

 

“Parlamenti i Fterres” nga Anxhela Devole
Malli për vendlindjen bën çudira. Kjo dihet, porse nuk dihet historia e të moshuarve nga Fterra që janë vendosur prej dekadash në Tiranë. Ata kanë themeluar një takim periodik që e kanë quajtur as më shumë e as më pak se sa Parlamenti i Fterrës. Një histori e veçantë dashurie, malli dhe qytetarie.