Aleksandra Sula

Drejtore e Financës dhe Administratës

Znj. Sula është diplomuar me titullin Financiere, pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë.

Ajo u bashkua Fondacionit në vitin 1995, pas disa vitesh eksperience në financat e sektorit jo-fitimprurës si shefe finance, në delegacionin e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe si edhe me financat e sektorit publik.

Gjatë, pothuaj, dy dekadave në pozicionin e Drejtores së Financës dhe Administratës znj. Sula ka shërbyer si person kyç në këshillimin lidhur me çështje të procedurave financiare e administrative per Fondacionin por edhe më gjerë.