Arsimi

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ka dhënë një kontribut të gjatë në fushën e arsimit duke nisur që prej ekzistencës së tij. Mbështetja ka prekur aspekte të insfrastrukturës fizike, zhvillimit të kapaciteteve njerëzore sidomos mësuesit si dhe asistencë në hartimin e politikave arsimore. Pas përmbylljes së projektit të AEDP, Fondacioni u përqëndrua më shumë në monitorimin e politikave arsimore dhe zhvillimin e kapaciteteve të grupeve të ndryshme në përmirësimin e shërbimit arsimor dhe mbajtjen llogari-dhënës të institucioneve arsimore. Arsimi në vendin tonë mbetet ende në një situatë të vështirë për sa i përket kapaciteteve profesionale të stafit mësimor, financimit të sektorit sikundër dhe cilësisë së shërbimit arsimor dhe përfshirjes së palëve të interesit në vendimarrjen e sektorit. Në periudhën në vijim Fondacioni është përqendruar më tepër në zhvillimin e aktivizimit qytetar në fushën e arsimit dhe fuqizimin e komunitetit shkollor për të ndikuar vendimarrjen në sektorin e arsimit. 

Filtro Rezultatin

Aktivitete

Përmirësimi i politikës dhe praktikës "Altertekst" nëpërmjet pjesëmarrjes së gjerë

25 Shkurt 2014
Ditën e enjte, datë 10 shkurt 2011, në mjediset e hotel Tirana International Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) zhvilloi workshopin me temë: “Përmirësimi i politikës dhe praktikës “A

Aktivitete

Konferencë rajonale për pjesëmarrjen e minoriteteve etnike në arsim

25 Shkurt 2014
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë/Soros në bashkëpunim me disa organizata partnere në Kosovë, Serbi, Kroaci, Bosnjë dhe Herzegovinë gjatë ditëve 8 dhe 10 Prill 2011 në mjediset e Hotel Adr

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: