Advokim Strategjik

Trajtimi i qëndrueshëm dhe afatgjatë i problemeve të komunitetit rom dhe egjyptian kërkon angazhimin e qeverisë qëndrore dhe vendore përmes politikave të caktuara si dhe financimit të programeve të cilat jetësojnë vendimarrjen politike. Fondacioni në mënyrë të vazhdueshme ka kontribuar në ndihmë të institucioneve publike për të parë më qartë natyrën e problemeve me të cilat përballet komuniteti, shkaqet e nëndheshme që prodhojnë këto probleme si dhe zhvillimin e një analize kritike dhe strategjike në ndërtimin e programeve që nxisin integrimin. Fondacioni ka realizuar një numër të madh studimesh dhe analizash lidhur me situatën e strehimit, arsimit, shëndetit dhe punësimit të komunitetit rom dhe egjyptian sikurse ka vënë në dispozicion rekomandime realiste për përmirësimin e situatës. Gjithashtu, realizimi i censusit për popullatën rome në Shqipëri në vitin 2014 përbën një bazë të besueshme dhe të larmishme të dhënash për sa i përket shpërndarjes së popullsisë dhe gjëndjes së komunitetit rom.

Referime

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni