Komuniteti Rom

Komuniteti Rom në Shqipëri jeton më së shumti në Shqipërinë e mesme dhe atë të jugut. Popullsia rome përbëhet nga disa nëngrupe dhe në përgjithësi është ruajtur gjuha rome si dhe aspekte të caktuara të kulturës. Vitet e para të tranzicionit u shoqëruan me mbyllje të veprimtarive shtetërore dhe për rrjedhojë rritën në një masë dramatike papunësinë brenda këtij komuniteti. Gjithashtu periudha e tranzicionit ekonomik, institucional dhe shoqëror që pasoi, prodhoi vështirësi të shumta për këtë komunitet, sidomos në fushën e strehimit, punësimit, arsimit dhe shëndetit. Diskriminimi i ndërthurur me përjashtimin dhe t’kurrja e kapitalit social dhe njerëzor prodhoi pengesa strukturore dhe sistematike të cilat përjetohen edhe sot. Segregimi rezidencial, në arsim dhe në punë përbëjnë disa nga pengesat serioze për integrimin e komunitetit. Nga ana tjetër, një pjesë e antareve të komunitetit rom, kanë arritur të arsimohen, të fitojnë profesione apo të kontribuojnë në aktivitetin ekonomik të formalizuar. Me shtimin e numrit të të rinjve të arsimuar duket se po rriten edhe shanset që kapitali social i komunitetit të zhvillohet, gjë që do të ndihmojë në përpjekjen për garantimin e të drejtave të njeriut, delegjitimimin e qëndrimeve diskriminuese si dhe fuqizimin e komunitetit për të ndikuar vendimarrjen publike.

Njoftime

OKB merr në mbrojtje familjet rome të Elbasanit

01 Gusht 2014
Në muajin Korrik 2014, në qytetin e Elbasanit u zhvillua një ngjarje, e cila rrezikoi që të kt

Publikime

Censusi i Banesave dhe Popullsise Rome

23 Korrik 2014
Raporti i gjetjeve kryesore te Censusit te Banesave dhe Popullsise Rome realizuar ne periudhen Tetor 2013 – Shkurt 2014.

Njoftime

Trashëgimia Thirrje për aplikime: Programi i politikave kërkimore për Romët

28 Shkurt 2014
http://www.romadecade.org/policy_research_fellowship_2011

Njoftime

Programi i rritjes profesionale te te rinjve Rom dhe Egjiptian

03 Shkurt 2014
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në partneritet me Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë (MMSR), synon të zbatojë një program të veçantë në mbështetje të rritjes profesionale të të r

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni