Media dhe Grupet Vulnerabël

Gjatë 2014-2017, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë do të vazhdojë ti qëndrojë besnik parimeve të Barazisë dhe Përfshirjes, duke vazhduar punën e tij në të mirë të atyre grupeve vulnerabël që janë përgjithësisht të injoruar dhe të neglizhuar nga shteti dhe donatorët e tjerë.

Pjesë e rëndësishme e kësaj pune do të jetë edhe komponenti i Medias: Përfshirje dhe Barazi në Media.

Në këtë kuadër, Fondacioni mbështet Institutin Shqiptar të Medias dhe Qendrën e Medias Aktive për të monitoruar mbulimin mediatik të grupeve vulnerabël në mediat shqiptare, për të zhvilluar kapacitete te gazetarët për mbulim cilësor të diversitetit, si dhe për të realizuar prodhime multimediale të lidhura me këto grupe vulnerabël dhe të drejtat e tyre. Gjithashtu Fondacioni mbështet edhe organizata që përfaqësojnë interesat e grupeve vulnerabël, për të përdorur forma alternative të medias dhe ‘new media’, në mbështetje të përpjekjeve të tyre kundër diskriminimit në media, sfidimit të stereotipeve dhe advokimit për të drejtat e këtyre grupeve.

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni