Media Investigative

Gazetaria Investigative vjen si komponent i rëndësishëm i ‘Konceptit të Pandëshkueshmërisë’ të Strategjisë së Fondacionit 2014-2017. Ky komponent ka për objektiv kryesor: Rritjen e raportimit investigativ dhe zhvillimin e kapaciteteve lidhur me të.

Në këtë kuadër Fondacioni mbështet BIRN Albania, themeluar në prill të 2014, si pjesë e Rrjetit Ballkanik të Raportimit Investigativ BIRN (www.birn.eu.com) , prezent përmes një rrjeti redaktorësh dhe gazetarësh dhe në vënde të tjera të Ballkanit, përfshi Bullgari, Kroaci, Mali i Zi dhe Rumani. Më 1 Prill, BIRN Albania ka nisur një program tre-vjeçar, i cili ka për qëllim të denoncojë korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë, nëpërmjet gazetarisë investigative dhe bashkëpunimit të ngushtë midis gazetarëve dhe shoqërisë civile. 

Programi do të përfshijë: trajnime dhe mentorim të gazetarëve në gazetari investigative; thirrje periodike dhe financim për artikuj që denoncojnë korrupsionin në sektorin publik; monitorim të raportimit të korrupsionit në media; si dhe tryeza të rrumbullakëta për shkëmbim idesh dhe eksperiencash midis shoqërisë civile dhe gazetarëve. Programi ka për qëllim të ekspozojë korrupsionin në shtatë sektorë të ndryshëm, përfshirë Mjedisin, Shëndetësinë, Gjyqësorin, Arsimin, Administratën Publike, Qeverisjen Lokale dhe Krimin e Organizuar

Kjo do të arrihet përmes pajisjes së gazetarëve me mjetet e duhura për realizimin e analizave investigative cilësore dhe të pavarura, si dhe duke mundësuar raportim të vazhdueshëm në gjuhën Angleze dhe Shqipe në portalin Balkan Insight (www.balkaninsight.com), dhe ne portalin www.reporter.al

 

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni