Financat Publike

Prej më shumë se pesëmbëdhjetë vitesh, Fondacioni ka mbështetur njësitë e qeverisjes vendore për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, krijimin e mekanizmave për pjesëmarrje të qytetarëve dhe forcimin e kapaciteteve për të mbledhur taksat. Pavarësisht nga progresi i bërë, buxheti i shtetit gjatë viteve të fundit ka qenë objekt i rishikimeve të shpeshta në mes dhe në fund të vitit ose për të shtuar ose për të hequr shpenzime, gjë që dëshmon parashikime buxhetore dhe kapacitete formuluese të dobëta, në veçanti për sektorë parësorë, të tillë si shëndetësia, arsimi dhe infrastruktura. Kapacitetet e qeverive vendore për të mbledhur taksa dhe të ardhura mbeten ende të dobëta dhe ekziston nevoja e rritjes së transparencës dhe e përgjegjshmërisë nga institucionet, duke rritur pjesëmarrjen e aktorëve të shoqërisë civile. Monitorimi i planifikimit të buxhetit dhe ekzekutimit të shpenzimeve, të financuar nga fondet e brendshme dhe nga donatorët, në fushat parësore, si në nivelin qendror dhe në atë vendor, mbetet një prioritet i programit. Fondacioni është i vetmi aktor që monitoron sistematikisht hartimin dhe shpenzimet e buxhetit të shtetit dhe në vazhdim planifikon të monitorojë financat publike në nivel qëndror dhe lokal duke u fokusuar tek hartimi dhe zbatimi i buxhetit qëndror, transparenca dhe përgjegjshmëria e qeverisë por edhe pasurimi i eksperiencës me raste konkrete të monitorimit të buxhetit në nivel lokal, duke dhënë kontribut për forcimin e kompetencave të decentralizuara të pushtetit vendor.

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni