Integrimi Europian

Programi i integrimit europian përmbledh një tërësi aktivitetetesh, iniciativash dhe bashkëpunimesh të cilat në përgjigje të sfidave të integrimit, synojnë të arrijnë brenda kornizave strategjike afat-mesme dhe afat-gjata objektiva të cilat i shërbejnë zhvillimit të institucioneve demokratike, transparencës në vendim-marrjen e të gjitha niveleve, si dhe forcimit të zbatimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të individit. Këto objektiva nuk janë zgjedhje rastësore, por synojnë përmirësim e praktikave të qeverisjes në nivel vendor dhe qendror në Shqipëri përmes aftësimit dhe konsolidimit të një administrate publike efektive në kryerjen e detyrave dhe shërbimeve, duke sjellë shtetin sa më pranë qytetarit. Situata aktuale në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian, imponon një monitorim të ngushtë të performancës së institucioneve publike dhe nxitjes së debatit publik, për të siguruar se ka progres në të gjitha nivelet. Kundrejt panoramës së mësipërme, Fondacioni vlerëson si përparësi strategjike dhënien e mbështetjes për proçesin e integrimit europian, duke nxitur progresin e Shqipërisë drejt integrimit europian. Programi synon informimin e qytetarëve rreth proçesit të integrimit në BE dhe ndikimin që mund të ketë mbi jetën e tyre; angazhimin e qytetarëve dhe grupeve të shoqërisë civile, në debate në lidhje me përfitimet dhe kostot e këtij proçesi; si dhe monitorimin e progresit të Shqipërisë në përparimin e saj drejt integrimit në BE. Raportet vjetore të monitorimit janë bërë mjete të respektuara për të matur mangësitë dhe përparimin e vendit, nxitjen e debatit rreth reformave dhe advokimin për politikat apo veprimet e nevojshme për të përmbushur standarte ndërkombëtare të veçanta.

Referime

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni