Sondazhe dhe Hulumtime

Qëllimi i realizimit të sondazheve dhe hulumtimeve është të mundësojë të dhëna reale dhe përfaqësuese për politik-bërësit e sektorit publik dhe aktorët e tjerë të shoqërisë civile përmes realizimit të studimeve empirike politike dhe sociale. Prej shumë vitesh Fondacioni ka testuar idenë e financimit dhe organizimit të sondazheve periodike kombëtare duke përdorur teknika të ndryshme për të matur variabla të fokusuara mbi pasurinë, demokracinë, besimin në institucione, situatën politike në vend, antarësim në BE dhe besimin social. Variablat e këtyre sondazheve janë projektuar në mënyrë që të analizohen në një perspektivë krahasuese duke marrë parasysh dinamikën e gjendjes sociale, ekonomike dhe politike në vend me ato të vendeve evropiane. Nëpërmjet prodhimit të këtyre sondazheve dhe hulumtimeve në bashkëpunim me grupet e interesit, partnerët e OSFA do të përvetësojnë aftësi të reja në lidhje me përpilimin dhe zbatimin e mbledhjes së efektshme të të dhënave, fushatave monitoruese, advokimin e politikave, hartimin e politikave dhe mobilizimin e komunitetit.

Referime

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni