Qeverisja dhe Llogaridhënia

Fondacioni ka ndërrmarë këtë nismë që të nxisë aktivizimin qytetar, në kërkim të llogaridhënies dhe mbikqyrjes publike. Për ta arritur këtë, Fondacioni do të nxisë fushata monitorimi, diskutimi dhe bashkëpunimi me grupet e interesit, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe institucionet e pavarura. Partneriteti i Fondacionit me grupet e interesit do të sigurojë angazhimin e tyre që në fillim të çdo fushate monitorimi/advokimi në mënyrë që ata të jenë të përfshirë, që do të mundësojë kuptimin më të mirë të informacionit të mbledhur nga monitorimi apo të përdorur nga nisma advokuese, si dhe do të ndihmojë në përdorimin cilësor të informacionit në mbështetje të shqetësimit të tyre. Në vijim të realizimit të punës monitoruese, Fondacioni së bashku me partenerët, do të organizojë forma të ndryshme të diskutimit publik duke u përqëndruar në çështjet shqetësuese dhe diskutimin e alternativave. Duke u bazuar në rezultatet e fazave të monitorimit dhe diskutimit, reagimet mund të variojnë nga fushatat mediatike, ‘diplomacia’ e heshtur e deri tek mobilizimi dhe protestat e qytetarëve.

Publikime

E drejta e 20.000 zgjedhësve për të propozuar një nismë ligjvënëse

20 Shtator 2018
Projektligji i hartuar nga Qendra per Nisma Ligjvenese Qytetare me mbeshtetjen e Fondacionit, i cili ka ndjekur nje proces advokimi dhe konsultimi per me shume se 1 vit me aktore

Njoftime

Starton projekti ‘Informimi i vazhdueshëm, angazhimi pro-aktiv, dhe ndikimi pozitiv në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian’

05 Shtator 2018
Forumi i Politikave të Integrimit / EU Policy Hub (EUPH) me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipër

Njoftime

Përfundon projekti ‘Re-Debate 4.0 Rigjallërimi i kulturës së debatit’

17 Korrik 2018
Në Qershor 2018 përfundoi me sukses projekti ‘Re-Debate 4.0 Rigjallërimi i kulturës së debatit’ i cili u zbatua nga organizata Liburnetik

Aktivitete

KONFERENCA E IV-TË KOMBËTARE “PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT / PËR NJË LIGJ MË TË MIRË”

13 Qershor 2018
Prezantim i Sistemit Elektronik të Kërkesave për Informacionwww.pyetshtetin.al

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni