Qeverisja dhe Llogaridhënia

Fondacioni ka ndërrmarë këtë nismë që të nxisë aktivizimin qytetar, në kërkim të llogaridhënies dhe mbikqyrjes publike. Për ta arritur këtë, Fondacioni do të nxisë fushata monitorimi, diskutimi dhe bashkëpunimi me grupet e interesit, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe institucionet e pavarura. Partneriteti i Fondacionit me grupet e interesit do të sigurojë angazhimin e tyre që në fillim të çdo fushate monitorimi/advokimi në mënyrë që ata të jenë të përfshirë, që do të mundësojë kuptimin më të mirë të informacionit të mbledhur nga monitorimi apo të përdorur nga nisma advokuese, si dhe do të ndihmojë në përdorimin cilësor të informacionit në mbështetje të shqetësimit të tyre. Në vijim të realizimit të punës monitoruese, Fondacioni së bashku me partenerët, do të organizojë forma të ndryshme të diskutimit publik duke u përqëndruar në çështjet shqetësuese dhe diskutimin e alternativave. Duke u bazuar në rezultatet e fazave të monitorimit dhe diskutimit, reagimet mund të variojnë nga fushatat mediatike, ‘diplomacia’ e heshtur e deri tek mobilizimi dhe protestat e qytetarëve.

Njoftime

Thirrje për kryetar grupi në projektin për monitorimin e ligjërimit politik publik

08 Shtator 2011
Titulli i Pozicionit: Kryetar i Grupit të Punës 

Njoftime

Thirrje për ekspertë në projektin për monitorimin e ligjërimit politik publik

08 Shtator 2011
Titulli i Pozicionit: Ekspert

Publikime

Lëvizja Evropiane në Shqipëri publikon numrin e tretë të revistës “EuroSpeak”

26 Korrik 2011
Lëvizja Evropiane në Shqipëri (EMA) publikoi numrin e tretë të revistës “EuroSpeak", i cili kësaj here vjen dhe në variantin e shtypur.

Publikime

Impakti i lëvizjes pa viza në hapësirën Shengen tek qytetarët shqiptarë

26 Prill 2011
Më 27 Prill 2011, Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), organizoi një konferencë mbi: “Impaktin e lëvizjes pa viza në hapësirën Shengen tek qytetarët shqiptarë”.

Njoftime

Fondacioni Shoqëria e Hapur/Soros paraqet analizën dhe rekomandimet për planin e veprimit për adresimin e 12 prioriteteve të opinionit të KE-së

25 Prill 2011
Në kuadër të Programit të Mirëqeverisjes dhe Integrimit, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë/Soros ka analizuar projekt-planin e veprimit të qeverisë për adresimin e 12 prioriteteve të KE-së

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: