Qeverisja dhe Llogaridhënia

Fondacioni ka ndërrmarë këtë nismë që të nxisë aktivizimin qytetar, në kërkim të llogaridhënies dhe mbikqyrjes publike. Për ta arritur këtë, Fondacioni do të nxisë fushata monitorimi, diskutimi dhe bashkëpunimi me grupet e interesit, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe institucionet e pavarura. Partneriteti i Fondacionit me grupet e interesit do të sigurojë angazhimin e tyre që në fillim të çdo fushate monitorimi/advokimi në mënyrë që ata të jenë të përfshirë, që do të mundësojë kuptimin më të mirë të informacionit të mbledhur nga monitorimi apo të përdorur nga nisma advokuese, si dhe do të ndihmojë në përdorimin cilësor të informacionit në mbështetje të shqetësimit të tyre. Në vijim të realizimit të punës monitoruese, Fondacioni së bashku me partenerët, do të organizojë forma të ndryshme të diskutimit publik duke u përqëndruar në çështjet shqetësuese dhe diskutimin e alternativave. Duke u bazuar në rezultatet e fazave të monitorimit dhe diskutimit, reagimet mund të variojnë nga fushatat mediatike, ‘diplomacia’ e heshtur e deri tek mobilizimi dhe protestat e qytetarëve.
Publikime
Procesi i Liberalizimit të Vizave me Shqipërinë: Si ta kthejmë në një histori suksesi
Publikime
Selanik 2014: Në kërkim të riafirmimit të besueshmërisë së procesit të zgjerimit të BE-së
Publikime
Raportin Vjetor 2010 të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Aktivitete
Ftesë për pjesëmarrje: Raport monitorimi i 12 prioriteteve të KE-së për Shqipërinë
Njoftime
Tryezë Diskutimi: Qeverisja Vendore dhe Instrumentat Financiar Afatmesëm Si të zbusim sfidën e Investimeve Kapitale në nivelin vendor?!
Faqet
Regjistrohuni që të merrni njoftime
Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni