Qeverisja dhe Llogaridhënia

Fondacioni ka ndërrmarë këtë nismë që të nxisë aktivizimin qytetar, në kërkim të llogaridhënies dhe mbikqyrjes publike. Për ta arritur këtë, Fondacioni do të nxisë fushata monitorimi, diskutimi dhe bashkëpunimi me grupet e interesit, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe institucionet e pavarura. Partneriteti i Fondacionit me grupet e interesit do të sigurojë angazhimin e tyre që në fillim të çdo fushate monitorimi/advokimi në mënyrë që ata të jenë të përfshirë, që do të mundësojë kuptimin më të mirë të informacionit të mbledhur nga monitorimi apo të përdorur nga nisma advokuese, si dhe do të ndihmojë në përdorimin cilësor të informacionit në mbështetje të shqetësimit të tyre. Në vijim të realizimit të punës monitoruese, Fondacioni së bashku me partenerët, do të organizojë forma të ndryshme të diskutimit publik duke u përqëndruar në çështjet shqetësuese dhe diskutimin e alternativave. Duke u bazuar në rezultatet e fazave të monitorimit dhe diskutimit, reagimet mund të variojnë nga fushatat mediatike, ‘diplomacia’ e heshtur e deri tek mobilizimi dhe protestat e qytetarëve.

Njoftime

Vazhdon projekti ‘Shtëpia e Konsumatorit – forcimi i zbatimit të mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të konsumatorëve në Shqipëri’

24 Shtator 2019
Qëllimi i këtij projekti është të inkurajojë edukimin e vazhdueshëm të konsumatorëve për të drejtat e tyre dhe të nxisë reagimin e institucioneve publike dhe qytetarëve për mbrojtjen e interesave të tyre.

Aktivitete

Dajt 2019 – Forumi i 7-të Ndërkombëtar i Parlamenti Europian Rinor

02 Shtator 2019
Parlamenti Europian Rinor, pjesë e rrjetit ndërkombëtar European Youth Parliament (YEP), prej 13 vite është aktive në Shqipëri duke organizuar konf

Njoftime

Miratohet ligji “Për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë”

26 Gusht 2019
Pas një përpjekje të gjatë advokuese dhe lobuese të aktorëve të shoqërisë civile me mbështetjen e Fondacionit, në korrik 2019, Kuvendi miratoi projektligjin “Për nismën ligjvënës

Njoftime

THIRRJE PËR APLIKIME për pjesëmarrje në: Akademia e Artit dhe e Aktivizmit për Ballkanin Perëndimor

25 Korrik 2019
Aplikimet do të mbyllen në datën 23 gusht 2019

Aktivitete

Vazhdon në Elbasan fushata promovuese për portalin online www.pyetshtetin.al

20 Qershor 2019
Pyet shtetin - merr përgjigjie! Vazhdon fushata promovuese për portalin online www.pyetshtetin.al .

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: