Qeverisja dhe Llogaridhënia

Fondacioni ka ndërrmarë këtë nismë që të nxisë aktivizimin qytetar, në kërkim të llogaridhënies dhe mbikqyrjes publike. Për ta arritur këtë, Fondacioni do të nxisë fushata monitorimi, diskutimi dhe bashkëpunimi me grupet e interesit, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe institucionet e pavarura. Partneriteti i Fondacionit me grupet e interesit do të sigurojë angazhimin e tyre që në fillim të çdo fushate monitorimi/advokimi në mënyrë që ata të jenë të përfshirë, që do të mundësojë kuptimin më të mirë të informacionit të mbledhur nga monitorimi apo të përdorur nga nisma advokuese, si dhe do të ndihmojë në përdorimin cilësor të informacionit në mbështetje të shqetësimit të tyre. Në vijim të realizimit të punës monitoruese, Fondacioni së bashku me partenerët, do të organizojë forma të ndryshme të diskutimit publik duke u përqëndruar në çështjet shqetësuese dhe diskutimin e alternativave. Duke u bazuar në rezultatet e fazave të monitorimit dhe diskutimit, reagimet mund të variojnë nga fushatat mediatike, ‘diplomacia’ e heshtur e deri tek mobilizimi dhe protestat e qytetarëve.

Aktivitete

Mbahet tryeza: “INTEGRIMI N’SHQIP” në Tiranë

30 Tetor 2019
Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT) dhe Instituti për Politikë Evropiane i Kosovës (EPIK), me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për

Aktivitete

Mbahet tryeza: “INTEGRIMI N’SHQIP” në Prishtinë

02 Tetor 2019
Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK), dhe "Qendra Shqipt

Aktivitete

Sfidat dhe e ardhmja e “Regjistrit Elektronik të Kërkesave dhe Përgjigjeve për të Drejtën e Informimit”

27 Shtator 2019
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilluan një workshop me koord

Aktivitete

Vazhdon në Elbasan fushata promovuese për portalin online www.pyetshtetin.al

20 Qershor 2019
Pyet shtetin - merr përgjigjie! Vazhdon fushata promovuese për portalin online www.pyetshtetin.al .

Aktivitete

Re-Debate 4.1 – Liburnetik mbyll me sukses projektin ‘Rigjallërimi i Kulturës së Debatit”

06 Maj 2019
Pas një rrugëtimi të gjatë në 15 qytete dhe në 31 shkolla të Shqipërisë, Organizata LIBURNETIK ka mbyllur me sukses projektin Re-Debate 4.1 – ‘Rigjallërimi i Kulturës së Debatit”

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: