Qeverisja dhe Llogaridhënia

Fondacioni ka ndërrmarë këtë nismë që të nxisë aktivizimin qytetar, në kërkim të llogaridhënies dhe mbikqyrjes publike. Për ta arritur këtë, Fondacioni do të nxisë fushata monitorimi, diskutimi dhe bashkëpunimi me grupet e interesit, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe institucionet e pavarura. Partneriteti i Fondacionit me grupet e interesit do të sigurojë angazhimin e tyre që në fillim të çdo fushate monitorimi/advokimi në mënyrë që ata të jenë të përfshirë, që do të mundësojë kuptimin më të mirë të informacionit të mbledhur nga monitorimi apo të përdorur nga nisma advokuese, si dhe do të ndihmojë në përdorimin cilësor të informacionit në mbështetje të shqetësimit të tyre. Në vijim të realizimit të punës monitoruese, Fondacioni së bashku me partenerët, do të organizojë forma të ndryshme të diskutimit publik duke u përqëndruar në çështjet shqetësuese dhe diskutimin e alternativave. Duke u bazuar në rezultatet e fazave të monitorimit dhe diskutimit, reagimet mund të variojnë nga fushatat mediatike, ‘diplomacia’ e heshtur e deri tek mobilizimi dhe protestat e qytetarëve.

Publikime

Fondacioni prezanton Analizën e Projektbuxhetit 2016, dhe monitorimin e buxhetimit të prioriteteve të integrimit në Projektbuxhetin 2016

09 Dhjetor 2015
Duke vazhduar traditën tashmë disavjeçare të monitorimit të buxhetit të shtetit, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë – Soros ka mbështetur edhe këtë vit një

Publikime

Anketimi kombëtar mbi perceptimet & pritshmëritë drejt anëtarësimit të mundshëm të Shqipërisë në BE

27 Mars 2015
Në vazhdim të konkluzioneve dhe rekomandimeve që u prezantuan gjatë diskutimit duam të ndajmë me ju një përmbledhje të rezultateve të këtij anketimi.

Publikime

Albania to Disclose Data About Telephone Surveillance

26 Mars 2015
Albania’s General Prosecutor’s Office has agreed to disclose statistical information on telephone sur

Publikime

Publikimi i raportit Analiza e Kostove dhe Përfitimeve të Procesit të Integrimit të Shqipërisë në BE

18 Shkurt 2015
Me mbështjen e Fondacionit, një grup ekspertësh i asociuar me Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT) ndërmorri projektin kërkimor për 

Publikime

Propozim Projektligj i ri për punën e Kuvendit në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian

25 Dhjetor 2014
Deri më tani procesi i integrimit europian është konsideruar më tepër një “dossier i mbyllur” ndërmjet Brukselit dhe qeverisë shqiptare duke lënë disi në hije rolin e Kuvendit në procesin e integri

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: