Dhoma Zgjedhore

Dhoma e Situatës Zgjedhore është një platformë koordinimi për aktorët e shoqërisë civile vendase, të cilët punojnë për inkurajimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Nëpërmjet kësaj platforme sigurohet shkëmbim i menjëhershëm informacioni dhe rekomandimeve mes grupeve të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore. Ajo jo vetëm mundëson vëzhgimin e zgjedhjeve në kohë reale dhe ka një mekanizëm të shpejtë përgjigje ndaj problemeve që hasen gjatë proçesit, por edhe lehtëson koordinimin e shoqërisë civile duke bërë të mundur që organizatat të flasin me një zë të vetëm. Dhoma është një nismë e mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe drejtohet prej anëtarëve themelues të saj: Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS), Instituti për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve (INSIZ), Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme (KZLN), Instituti Shqiptar I Studimeve Politike (ISP), Qendra Info-CIP, Instituti për Ndërmjetësim dhe De IDM, FML.

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni