Reforma Zgjedhore

Deri në qershor të vitit 2013, Shqipëria ishte i vetmi vend në rajon me një perspektivë drejt integrimit në Bashkimin Europian, që nuk kishte realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pavarësisht arritjeve, proçesi zgjedhor i vitit 2013 nuk arriti të përmbushte të gjitha standardet e duhura, të cilat vazhdojnë të mbeten një çështje serioze që duhet të adresohen në mënyrë sistematike. Fondacioni do të punojë në këtë drejtim me disa partnerë, Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë, Komitetin Shqiptar të Helsnikit, Institutin Shqiptar të Shkencave dhe Institutin Shqiptar për Sistemin e Zhvillimit të Zgjedhjeve për të realizuar Dhomën e Situatës Zgjedhore. Për herë të parë, Dhoma e Situatës Zgjedhore do të fuqizojë një bashkëpunim të organizatave shqiptare më aktive, në monitorimin e zgjedhjeve, që plotësojnë disa kritere (p.sh. janë jo-politike, jo-partizane dhe teknikisht të afta). Shumë shpesh grupe të ndryshme të shoqërisë civile kanë ndërmarrë ndërhyrje të fragmentuara që kanë prodhuar rezultate të kufizuara në këtë drejtim. Sipas kësaj qasjeje të re, organizatat pjesëmarrëse do të punojnë në një mënyrë të bashkërenduar për të ofruar një alternativë në proçesin e monitorimit të zgjedhjeve. Ky model do t’i lejojë këto organizata të përfitojnë nga sinergjia, duke vazhduar përpjekjet e tyre individuale. Ky model do t’u mundësojë atyre të sigurojnë analiza serioze në kohë reale - duke përdorur integralisht IT/software/median e re - dhe t’u përgjigjen sa më shpejt ngjarjeve të ndryshme.

Filtro Rezultatin

Publikime

Prezantim i Dhomës Zgjedhore 2015

19 Qershor 2015
Dhoma Zgjedhore është një platformë koordinimi për aktorët e shoqërisë civile vendase, të cilët punojnë për inkurajimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni