Shëndeti Publik

Programi i Shëndetit Publik i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë u aktivizua sërish dhe gjeti reflektim në strategjinë e Fondacionit në vitin 2010 pas rreth 10 vitesh ndërprerje. Me një qasje të bazuar në të drejtat e njeriut, programi ka mbështetur dhe bashkëpunuar me organizata të shoqërisë civile për të influencuar dhe çuar përpara çështje të lidhura me shëndetin e grupeve vulnerabël në vend. Personat që vuajnë nga sëmundje kërcënuese për jetën si dhe ata që janë të cënuar nga probleme të shëndetit mendor, konsiderohen dy nga grupet e popullsisë që hasin më së shumti shkeljet ë të drejtave të tyre. Duke u nisur nga ky realitet, fokusi kryesor i ndërhyrjeve të programit në 4 vitet e fundit, ka qenë kryesisht i lidhur me mbështetjen e fushave të Kujdesit Paliativ dhe Shëndetit Mendor në vend. Ky fokus gjen reflektim sërish në zbatimin e strategjisë së Fondacionit për katër vitet e ardhshme (2014-2017).

Filtro Rezultatin

Aktivitete

Në mbledhjen e datës 2 Korrik, Këshilli i Ministrave propozon për shqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë projekt ligjin për Kujdesin Paliativ

17 Tetor 2014
Gjatë vitit 2011, OSFA ndërmori një studim i cili synoi rishikimin e të gjitha politikave, ligjeve dhe praktikave në Republikën e Shqipërisë të cilat mund të përmbanin

Publikime

Poster informativ mbi Kujdesin Paliativ

17 Tetor 2014
Poster ne kuadër te Ditëve ndërkombëtare të Kujdesit Paliativ. Të ndihmojmë të gjithë SOT për kujdesin që mund kemi nevojë NESËR. Kontribuoni dhe ju duke dërguar një SMS në numrin 51051.

Publikime

Fletepalosja informative mbi Kujdesin Paliativ

17 Tetor 2014
Çfarë është Kujdesi Paliativ?

Aktivitete

Fushata Kombëtare e Ndërgjegjësimit për Kujdesin Shëndetësor Paliativ

17 Tetor 2014
Për dy vite me radhë, Programi i Shëndetit Publik të OSFA ka organizuar fushatat kombëtare për ndërgjegjësimin mbi ofrimin e shërbimit të Kujdesit Paliativ, si pjesë e nismës Globale për promovimin

Njoftime

Thirrje për Aplikime Kongresi i II Kombëtar i Psikoterapisë

24 Shtator 2014
Shoqata Shqiptare për Psikoterapinë (SHSHP) në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare të Zhvillimit për Shëndetin Mendor (QSHZHSHM) dhe programin e Shëndetit Publik të Fondacion

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni