Shëndeti Publik

Programi i Shëndetit Publik i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë u aktivizua sërish dhe gjeti reflektim në strategjinë e Fondacionit në vitin 2010 pas rreth 10 vitesh ndërprerje. Me një qasje të bazuar në të drejtat e njeriut, programi ka mbështetur dhe bashkëpunuar me organizata të shoqërisë civile për të influencuar dhe çuar përpara çështje të lidhura me shëndetin e grupeve vulnerabël në vend. Personat që vuajnë nga sëmundje kërcënuese për jetën si dhe ata që janë të cënuar nga probleme të shëndetit mendor, konsiderohen dy nga grupet e popullsisë që hasin më së shumti shkeljet ë të drejtave të tyre. Duke u nisur nga ky realitet, fokusi kryesor i ndërhyrjeve të programit në 4 vitet e fundit, ka qenë kryesisht i lidhur me mbështetjen e fushave të Kujdesit Paliativ dhe Shëndetit Mendor në vend. Ky fokus gjen reflektim sërish në zbatimin e strategjisë së Fondacionit për katër vitet e ardhshme (2014-2017).

Filtro Rezultatin

Publikime

Broshure Fondacioni Down Syndrome Albania

17 Tetor 2013
Me anë të kësaj fletushke ne ju drejtohemi prindërve të fëmijëve me sindromën Down dhe gjithë atyre personave që kujdesen për rritjen, zhvillimin dhe edukimin e tyre.

Publikime

Spot ndergjegjesues ne kuader te fushates per Kujdesin Paliativ 2013

10 Tetor 2013
Spot ndërgjegjësues në kuadër të fushatës për Kujdesin Paliativ 2013

Publikime

Spot ndergjegjesues ne kuader te fushates per Kujdesin Paliativ 2012

29 Nëntor 2012
Spot ndërgjegjësues në kuadër të fushatës për Kujdesin Paliativ 2012

Publikime

Spot ndergjegjesues ne kuader te fushates per Kujdesin Paliativ 2012

29 Tetor 2012
Spot ndërgjegjësues në kuadër të fushatës për Kujdesin Paliativ 2012

Publikime

Paketa e akteve nen ligjore per shendetin mendor 2012

17 Tetor 2012
Paketa e akteve nënligjore është produkt i një bashkëpunimi të frytshëm midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - SOROS.

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni