Shëndeti Publik

Programi i Shëndetit Publik i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë u aktivizua sërish dhe gjeti reflektim në strategjinë e Fondacionit në vitin 2010 pas rreth 10 vitesh ndërprerje. Me një qasje të bazuar në të drejtat e njeriut, programi ka mbështetur dhe bashkëpunuar me organizata të shoqërisë civile për të influencuar dhe çuar përpara çështje të lidhura me shëndetin e grupeve vulnerabël në vend. Personat që vuajnë nga sëmundje kërcënuese për jetën si dhe ata që janë të cënuar nga probleme të shëndetit mendor, konsiderohen dy nga grupet e popullsisë që hasin më së shumti shkeljet ë të drejtave të tyre. Duke u nisur nga ky realitet, fokusi kryesor i ndërhyrjeve të programit në 4 vitet e fundit, ka qenë kryesisht i lidhur me mbështetjen e fushave të Kujdesit Paliativ dhe Shëndetit Mendor në vend. Ky fokus gjen reflektim sërish në zbatimin e strategjisë së Fondacionit për katër vitet e ardhshme (2014-2017).

Filtro Rezultatin

Publikime

Vleresimi nevojave per Kujdes Paliativ sipas rajoneve 2012

17 Tetor 2012
Ky raport studimor është përgatitur nga Shoqata Shqiptare e Kujdesit Paliativ dhe është shkruar nga Prof. Dr. Theodhori Karaj, Erka Amursi, MA dhe Dr. Rudina Rama.

Publikime

Spot ndergjegjesues ne kuader te fushates per Kujdesin Paliativ 2012

29 Shtator 2012
Spot ndërgjegjësues në kuadër të fushatës për Kujdesin Paliativ 2012

Publikime

Vleresimi i nevoja per kujdesin e shendetit mendor ne Shqiperi 2011

17 Tetor 2011
Fondacioni Soros dëshiron t’i shprehë mirënjohje të thellë grupit të ekspertëve që bënë të mundur realizimin e këtij vlerësimi, të përbërë nga Dr. Neli Demi, Dr.

Publikime

Vlerësimi i aksesit në shërbimet shëndetësore për grupet në nevoje 2011

17 Tetor 2011
Studimi “Vlerësimi i situatës për aksesin në shërbimet shëndetësore për grupet në nevojë në Shqipëri”, është një iniciativë e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Fondacioni SOROS) në kuadë

Publikime

Vleresimi i nevojave per Kujdes Paliativ ne rang kombetar

17 Tetor 2011
Ky vlerësim i nevojave u realizua me bashkepunimin dhe ndihmesën e Task Forcës për Kujdesin Paliativ.

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni