Shëndeti Publik

Programi i Shëndetit Publik i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë u aktivizua sërish dhe gjeti reflektim në strategjinë e Fondacionit në vitin 2010 pas rreth 10 vitesh ndërprerje. Me një qasje të bazuar në të drejtat e njeriut, programi ka mbështetur dhe bashkëpunuar me organizata të shoqërisë civile për të influencuar dhe çuar përpara çështje të lidhura me shëndetin e grupeve vulnerabël në vend. Personat që vuajnë nga sëmundje kërcënuese për jetën si dhe ata që janë të cënuar nga probleme të shëndetit mendor, konsiderohen dy nga grupet e popullsisë që hasin më së shumti shkeljet ë të drejtave të tyre. Duke u nisur nga ky realitet, fokusi kryesor i ndërhyrjeve të programit në 4 vitet e fundit, ka qenë kryesisht i lidhur me mbështetjen e fushave të Kujdesit Paliativ dhe Shëndetit Mendor në vend. Ky fokus gjen reflektim sërish në zbatimin e strategjisë së Fondacionit për katër vitet e ardhshme (2014-2017).

Filtro Rezultatin

Njoftime

Hyn në fuqi ligji për kujdesin paliativ

25 Nëntor 2014
Ligji “Për kujdesin paliativ në Republikën e Shqipërisë”, një nismë tjetër ligjore e nisur në vitin 2012 nga Fondacioni Soros - OSFA

Njoftime

Thirrje për Aplikime Kongresi i II Kombëtar i Psikoterapisë

24 Shtator 2014
Shoqata Shqiptare për Psikoterapinë (SHSHP) në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare të Zhvillimit për Shëndetin Mendor (QSHZHSHM) dhe programin e Shëndetit Publik të Fondacion

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni