Shoqëria Civile

Shoqëria civile në Shqipëri përballet me sfida serioze që kanë lidhje me kapacitetet, ndikimin, besueshmërinë dhe legjitimitetin në jetën publike. Përmirësimi i mjedisit ligjor, sidomos atij fiskal për sektorin jo-fitimprurës është një domosdoshmëri për progresin e mëtejshëm të shoqërisë civile. Kufizimi i hapësirave publike është një problem i prekshëm në Shqipëri, pasi megjithëse jetojmë në një shoqëri të globalizuar me teknologji të lartë, qytetarët, sidomos të rinjtë, po e përdorin gjithmonë e më pak të drejtën e tyre për t’u përfshirë në debate për çështje të rëndësishme. Pjesëmarrja e qytetarëve në politikë-bërje është një kërkesë urgjente për demokracinë delikate shqiptare. Përfshirjet e qytetarëve në vendimarrje në nivel vendor si edhe kombëtar mund të kontribuojë jo vetëm për të moderuar konfliktin politik, por edhe për të ndërtuar besimin në sektorin e shoqërisë civile. Megjithëse organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri kanë qenë pararojë në mbrojtjen dhe promovimin barazisë gjinore, në shoqërinë shqiptare ekzisojnë ende barriera në përfshirjen sociale të gruas në të gjitha fushat e zhvillimit të saj dhe nevojitet mbështetje për avancimin e standarteve të barazisë gjinore. Duke iu përgjigjur këtyre sfidave, programi i shoqërisë civile të Fondacionit ka si prioritet kryesor të strategjisë së tij për 2013, mbështetjen e një shoqërie civile aktive dhe të qëndrueshme.

Aktivitete

Rigjallërimi i kulturës së debatit (operacional)

14 Tetor 2014
Ky projekt u zbatua nga OSFA për dy vite rradhazi, 2012 dhe 2013 dhe kishte për qëllim kryesor promovimin e kulturës së debatit dhe mendimit kritik në Shqipëri tek të r

Aktivitete

Tryezë e Rrumbullakët “Aksesueshmëria e Personave me Aftësi të Kufizuar në Tiranë”

02 Mars 2014
Shoqata Megaphone, në zbatim të kalendarit të aktiviteteve të projektit “Harta e Aksesit të Tiranës”, mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros, më datë 20.01.2014 zhvilloi

Aktivitete

Konkursi final i debatit 2013

20 Dhjetor 2013
Konkursi Final i Debatit organizohet mes 8 shkollave të mesme nga shtatë qytete kryesore të vendit - Tirana, Shkodra, Durrësi, Vlora, Gjirokastra, Elbasani dhe Korça.

Publikime

Raport vlerësues i kuadrit fiskal për shoqërinë civile në Shqipëri

17 Janar 2011
Ky raport synon të japë një përmbledhje të çështjeve kryesore të mjedisit fiskal për organizatat joqeveritare (OJQ-të) në Shqipëri, si dhe të ofrojë disa sugjerime se si këto çështje mund të zgjidh

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni