Shoqëria Civile

Shoqëria civile në Shqipëri përballet me sfida serioze që kanë lidhje me kapacitetet, ndikimin, besueshmërinë dhe legjitimitetin në jetën publike. Përmirësimi i mjedisit ligjor, sidomos atij fiskal për sektorin jo-fitimprurës është një domosdoshmëri për progresin e mëtejshëm të shoqërisë civile. Kufizimi i hapësirave publike është një problem i prekshëm në Shqipëri, pasi megjithëse jetojmë në një shoqëri të globalizuar me teknologji të lartë, qytetarët, sidomos të rinjtë, po e përdorin gjithmonë e më pak të drejtën e tyre për t’u përfshirë në debate për çështje të rëndësishme. Pjesëmarrja e qytetarëve në politikë-bërje është një kërkesë urgjente për demokracinë delikate shqiptare. Përfshirjet e qytetarëve në vendimarrje në nivel vendor si edhe kombëtar mund të kontribuojë jo vetëm për të moderuar konfliktin politik, por edhe për të ndërtuar besimin në sektorin e shoqërisë civile. Megjithëse organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri kanë qenë pararojë në mbrojtjen dhe promovimin barazisë gjinore, në shoqërinë shqiptare ekzisojnë ende barriera në përfshirjen sociale të gruas në të gjitha fushat e zhvillimit të saj dhe nevojitet mbështetje për avancimin e standarteve të barazisë gjinore. Duke iu përgjigjur këtyre sfidave, programi i shoqërisë civile të Fondacionit ka si prioritet kryesor të strategjisë së tij për 2013, mbështetjen e një shoqërie civile aktive dhe të qëndrueshme.

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni