Pandëshkueshmëria

Në kuadër të Strategjisë 2014-2017, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ka ndërmarrë Nismën "Sfidimi i Kulturës së Pandëshkueshmërisë". Ekzistojnë shumë shkaqe që lidhen me kulturën shqiptare të pandëshkueshmërisë. Disa lidhen me korrupsionin në gjyqësor dhe polici, kuadrin ligjor të mangët dhe të papërditësuar, teknikat e papërshtatshme për të hetuar shkeljet, krimin e organizuar dhe pamjaftueshmërinë e kërkesës së llogarisë nga ana e opinionit publik për zbatimin e shtetit të së drejtës. Fondacioni do të punojë intensivisht me avokatë, gazetarë dhe komunitetin, në mënyrë që ata kolektivisht t’i kundërvihen shkeljeve dhe rasteve të abuzimeve me detyrën. Kjo do të realizohet përmes zbatimit të katër mekanizmave të lidhur ngushtësisht me njëri-tjetrin, të tillë si: Avokatia në interesin publik, gazetaria investigative/hulumtuese, mobilizimi qytetar, si dhe prodhimi i të dhënave dhe analizave mbi krimin e organizuar.Fondacioni beson se kjo nismë do të inkurajojë shoqërinë për të mbajtur një qëndrim kundërshtues ndaj kulturës së pandëshkueshmëris, duke dëshmuar njëkohësisht se shkeljet e ligjit mund, dhe do të ekspozohen e më pas ndëshkohen.

Filtro Rezultatin

Publikime

"Drejtësia penale në Shqipëri: Vlerësim i përgjigjes së sistemit gjyqësor ndaj trafikut të narkotikëve"

01 Dhjetor 2017
Nisur nga problematika e shfaqur në vitet e fundit në lidhje me rritjen e kultivimit dhe trafikut të narkotikëve dhe luftën kundër krimit të organizuar, ky Studim vjen me një ana

Publikime

Evoluimi i strukturave të organizuara kriminale në Shqipëri

01 Dhjetor 2017
Objekti i këtij Studimi është evidentimi i shfaqjes dhe evoluimit të strukturave të krimit të organizuar gjatë periudhës 1990-2015, nëpërmjet kuptimit më të mirë të tipologjisë s

Aktivitete

Prezantim Studimi “Evoluimi i strukturave të organizuara kriminale në Shqipëri”

01 Dhjetor 2017
Studimi mbi evoluimin e organizatave kriminale analizon në mënyrë empirike trendin e krimit të organizuar në Shqipëri. Gjithashtu për herë të parë ky studim rreket të paraqesë nj

Publikime

Partia mbi shtetin – Mentalitet që nuk vjetërohet | ResPublica

11 Nëntor 2017
Kontrolli i Lartë i Shtetit i trembet sulmit politik, nëse kontrollon fondet e partive politike.

Publikime

Shumë zhurmë, për pak gjë | ResPublica

11 Nëntor 2017
Shumë kallëzime penale të nisura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për pak dënime në përfundim të procesit.

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni