Pandëshkueshmëria

Në kuadër të Strategjisë 2014-2017, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ka ndërmarrë Nismën "Sfidimi i Kulturës së Pandëshkueshmërisë". Ekzistojnë shumë shkaqe që lidhen me kulturën shqiptare të pandëshkueshmërisë. Disa lidhen me korrupsionin në gjyqësor dhe polici, kuadrin ligjor të mangët dhe të papërditësuar, teknikat e papërshtatshme për të hetuar shkeljet, krimin e organizuar dhe pamjaftueshmërinë e kërkesës së llogarisë nga ana e opinionit publik për zbatimin e shtetit të së drejtës. Fondacioni do të punojë intensivisht me avokatë, gazetarë dhe komunitetin, në mënyrë që ata kolektivisht t’i kundërvihen shkeljeve dhe rasteve të abuzimeve me detyrën. Kjo do të realizohet përmes zbatimit të katër mekanizmave të lidhur ngushtësisht me njëri-tjetrin, të tillë si: Avokatia në interesin publik, gazetaria investigative/hulumtuese, mobilizimi qytetar, si dhe prodhimi i të dhënave dhe analizave mbi krimin e organizuar.Fondacioni beson se kjo nismë do të inkurajojë shoqërinë për të mbajtur një qëndrim kundërshtues ndaj kulturës së pandëshkueshmëris, duke dëshmuar njëkohësisht se shkeljet e ligjit mund, dhe do të ekspozohen e më pas ndëshkohen.

Filtro Rezultatin

Publikime

Koha është flori për disa zyrtarë të kallëzuar nga KLSH | ResPublica

11 Nëntor 2017
Tejkalimi i afatit të hetimit nga organi i Prokurorisë shpëton zyrtarët e kallëzuar nga KLSH

Publikime

KUSH DËMTON E KUSH PAGUAN | ResPublica

10 Nëntor 2017
Taksapaguesit përballojnë kostot e larta të gjyqeve të humbura nga institucionet publike, në vend të zyrtarëve përgjegjës.

Publikime

Efektiviteti i kallëzimeve penale të KLSH | ResPublica

10 Nëntor 2017
Studimi ka në fokus analizën e faktorëve që favorizojnë pandëshkueshmërinë në këtë proces zinxhir, të cilat lidhen me kuadrin ligjor dhe me praktikën e organeve ligjzbatuese.

Publikime

Për një projektligj që e kthen në viktimë, viktimën e siguruar | Reporter.al

09 Mars 2017
Një projektligj i A.M.F. synon të reduktojë kostot nga aksidentet për kompanitë e sigurimit duke ulur masën e dëmshpërblimit për të aksidentuarit.

Publikime

Gjetjet e Studimit “Pandëshkueshmëria - Opinioni publik mbi kuptimin, arsyet dhe rolin e institucioneve", realizuar nga IDRA në bashkëpunim me OSFA

14 Shkurt 2017
Studimi “Pandëshkueshmëria si Perceptim dhe Eksperiencë e Qytetarëve Shqiptare” u krye nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) në per

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: