Pandëshkueshmëria

Në kuadër të Strategjisë 2014-2017, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ka ndërmarrë Nismën "Sfidimi i Kulturës së Pandëshkueshmërisë". Ekzistojnë shumë shkaqe që lidhen me kulturën shqiptare të pandëshkueshmërisë. Disa lidhen me korrupsionin në gjyqësor dhe polici, kuadrin ligjor të mangët dhe të papërditësuar, teknikat e papërshtatshme për të hetuar shkeljet, krimin e organizuar dhe pamjaftueshmërinë e kërkesës së llogarisë nga ana e opinionit publik për zbatimin e shtetit të së drejtës. Fondacioni do të punojë intensivisht me avokatë, gazetarë dhe komunitetin, në mënyrë që ata kolektivisht t’i kundërvihen shkeljeve dhe rasteve të abuzimeve me detyrën. Kjo do të realizohet përmes zbatimit të katër mekanizmave të lidhur ngushtësisht me njëri-tjetrin, të tillë si: Avokatia në interesin publik, gazetaria investigative/hulumtuese, mobilizimi qytetar, si dhe prodhimi i të dhënave dhe analizave mbi krimin e organizuar.Fondacioni beson se kjo nismë do të inkurajojë shoqërinë për të mbajtur një qëndrim kundërshtues ndaj kulturës së pandëshkueshmëris, duke dëshmuar njëkohësisht se shkeljet e ligjit mund, dhe do të ekspozohen e më pas ndëshkohen.

Filtro Rezultatin

Publikime

INFOCIP | Vlerësimi i afateve në shqyrtimin gjyqësor administrativ dhe dorëzimin e vendimeve

15 Qershor 2016
INFOCIP shpalli në prani të autoriteteve më të larta të ekzekutivit, gjyqësorit dhe aktorëve ndërkombëtarë që implementojnë programe në sistemin e drejtësisë “Vlerësimin Kombëtar

Publikime

Analizë | Pandëshkueshmëria në procedimet disiplinore të gjyqtarëve

22 Prill 2016
“Pandëshkueshmëria në procedimet disiplinore të gjyqtarëve: Analizë e disa prej shkaqeve që stimulojnë pandëshkueshmërinë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë,” ka qënë s

Njoftime

Grante Individuale per Gazetare Investigative

13 Nëntor 2015
Afati 20 Nëntor

Njoftime

Thirrje për projekte Sfidimi i Kulturës së Pandëshkueshmërisë

24 Qershor 2015
Afati 10 Korrik 2015, ora 17:00

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: