Pandëshkueshmëria

Në kuadër të Strategjisë 2014-2017, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ka ndërmarrë Nismën "Sfidimi i Kulturës së Pandëshkueshmërisë". Ekzistojnë shumë shkaqe që lidhen me kulturën shqiptare të pandëshkueshmërisë. Disa lidhen me korrupsionin në gjyqësor dhe polici, kuadrin ligjor të mangët dhe të papërditësuar, teknikat e papërshtatshme për të hetuar shkeljet, krimin e organizuar dhe pamjaftueshmërinë e kërkesës së llogarisë nga ana e opinionit publik për zbatimin e shtetit të së drejtës. Fondacioni do të punojë intensivisht me avokatë, gazetarë dhe komunitetin, në mënyrë që ata kolektivisht t’i kundërvihen shkeljeve dhe rasteve të abuzimeve me detyrën. Kjo do të realizohet përmes zbatimit të katër mekanizmave të lidhur ngushtësisht me njëri-tjetrin, të tillë si: Avokatia në interesin publik, gazetaria investigative/hulumtuese, mobilizimi qytetar, si dhe prodhimi i të dhënave dhe analizave mbi krimin e organizuar.Fondacioni beson se kjo nismë do të inkurajojë shoqërinë për të mbajtur një qëndrim kundërshtues ndaj kulturës së pandëshkueshmëris, duke dëshmuar njëkohësisht se shkeljet e ligjit mund, dhe do të ekspozohen e më pas ndëshkohen.

Filtro Rezultatin

Publikime

Pandëshkueshmëria në veprimtarinë e Komisionit të Prokurimit Publik

03 Qershor 2015
Qendra Res Publica, ka prezantuar në datën 3 qershor 2015 rezultatet dhe rekomandimet e studimit me temë: “Pandëshkueshmëria në veprimtarine e Komisionit te Prokurimit Publik”

Aktivitete

Pandëshkueshmëria në veprimtarinë e Komisionit të Prokurimit Publik

03 Qershor 2015
Qendra Res Publica, ka prezantuar në datën 3 qershor 2015  rezultatet dhe rekomandimet e studimit me temë:

Njoftime

Thirrje për artikuj investigativë në fushën e shëndetësisë

29 Maj 2015
Afati 7 Qershor 2015

Publikime

Veprimtaria e Këshillit të Lartë të Drejtësisë | Monitorim

28 Maj 2015
“Pandëshkueshmëria në procedimet disiplinore ndaj gjyqtarëve. Analizë e disa prej shkaqeve që stimulojnë pandëshkueshmërinë në veprimtarinë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”

Aktivitete

Prezantim i Monitorimit të KLD-së

28 Maj 2015
Në kuadër të Programit “Sfidimi i Kulturës së Pandëshkueshmërisë”, gjatë periudhës prill-tetor 2014, Qendra “Res Publica”, me mbështetjen dhe bashkëpunimin e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipë

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: