Shteti i së Drejtës

Ky program u riaktivizua në Fondacion në vitin 2010 për të kontribuar në mënyrë të qëndrueshme dhe profesionale në rrugëtimin e gjatë e të vështirë të Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Mungesa e një sistemi gjyqësor të pavarur, transparent dhe efiçent, mungesa e aksesit në drejtësi, korrupsioni, mangësitë në kapacitetet profesionale të aktorëve të sistemit, polarizimi politik i skajshëm i jetës publike si dhe mungesa e besimit të qytetarëve janë disa nga sfidat më madhore në fokus të veprimtarisë së Fondacionit. Në kuadër të këtij programi, Fondacioni kontribuon në fuqizimin dhe mbështetjen e shoqërisë civile me qëllim zgjerimin e hapësirës për të menduarin kritik, ofrimin e një qasjeje alternative dhe pasurimin e kulturës së debatit profesional mbi këto sfida përmes angazhimit të profesionistëve dhe ekspertizës së pavarur të shoqërisë civile. Gjithashtu, një tjetër prioritet është nxitja e avokatisë/litigimit strategjik për çështje me interes të lartë publik me synim evidentimin e praktikave të pandëshkueshmërisë, promovimin e të drejtave të njeriut dhe nxitjen e ndryshimeve sistematike ligjore dhe praktike.

Publikime

Deklaratë për shtyp e Qëndrës ResPublica

04 Mars 2014
Qendra “Res Publica” dhe Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Gërdecit, përshëndesin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku pranohej kërkesa e dy prej të plagosurve nga shpërthimi i Gërdecit R.

Publikime

Deklarate per shtyp - Kuvendi në gjykatë, për mosrespektim të së drejtës për informim

04 Mars 2014
Lëvizja Mjaft! ka vendosur t’i drejtohet gjykatës për të garantuar zbatimin e ligjit, lidhur me kërkesat që kjo organizatë i ka drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për informacion zyrtar.

Publikime

Raporti per monitorimin e veprimtarise se Kuvendit per periudhen Mars-Prill 2012

04 Mars 2014
Për të lexuar Raportin e Monitorimit të Veprimtarisë së Kuvendit për periudhën Mars-Prill 2012. Për të lexuar Raport e Mëparshme:

Publikime

Komunikojmë nr 6 - buletin tremujor mbi projektet e sistemit të drejtësisë në Shqipëri

04 Mars 2014
Për versionin shqip te buletinit "Komunikojmë" . Për versionin ne anglisht te buletinit "Komunikojmë" .

Publikime

Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit: Të gjykohet Fatmir Mediu sepse që nga data 26 tetor 2012 nuk gëzon më imunitet

04 Mars 2014
KËRKESË NGA: Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit Të dëmtuarit nga shpërthimi i Gërdecit 15.03.2008 DREJTUAR: Kryeprokurores, Znj Ina Rama

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: