Shteti i së Drejtës

Ky program u riaktivizua në Fondacion në vitin 2010 për të kontribuar në mënyrë të qëndrueshme dhe profesionale në rrugëtimin e gjatë e të vështirë të Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Mungesa e një sistemi gjyqësor të pavarur, transparent dhe efiçent, mungesa e aksesit në drejtësi, korrupsioni, mangësitë në kapacitetet profesionale të aktorëve të sistemit, polarizimi politik i skajshëm i jetës publike si dhe mungesa e besimit të qytetarëve janë disa nga sfidat më madhore në fokus të veprimtarisë së Fondacionit. Në kuadër të këtij programi, Fondacioni kontribuon në fuqizimin dhe mbështetjen e shoqërisë civile me qëllim zgjerimin e hapësirës për të menduarin kritik, ofrimin e një qasjeje alternative dhe pasurimin e kulturës së debatit profesional mbi këto sfida përmes angazhimit të profesionistëve dhe ekspertizës së pavarur të shoqërisë civile. Gjithashtu, një tjetër prioritet është nxitja e avokatisë/litigimit strategjik për çështje me interes të lartë publik me synim evidentimin e praktikave të pandëshkueshmërisë, promovimin e të drejtave të njeriut dhe nxitjen e ndryshimeve sistematike ligjore dhe praktike.

Publikime

Gent Ibrahimi: Ja ku duhet prekur Kushtetuta | Revista JAVA

20 Janar 2014
Nga Skender Minxhozi

Aktivitete

Vendime te Komisionerit per Mbrojtjen nga Diskriminimi

14 Janar 2014
Të nderuar kolegë dhe partnerë/Dear colleagues and partners,

Publikime

Njohja dhe zbatimi i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut nga gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët

14 Nëntor 2013
Studimi “Njohja dhe zbatimi i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut nga gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët” synon rrijen e ndërgjegjësimit për njohjen dhe zbatimin më të

Aktivitete

Diskutimi i projektligjit të ri “Për të drejtën e informimit”

29 Mars 2013
Në datën 28 mars 2013, Ministria e Drejtësisë organizoi një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të ministrive të linjës dhe partnerë ndërkombëtarë për të diskutuar projektligjin e ri të hartuar “

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: