Shteti i së Drejtës

Ky program u riaktivizua në Fondacion në vitin 2010 për të kontribuar në mënyrë të qëndrueshme dhe profesionale në rrugëtimin e gjatë e të vështirë të Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Mungesa e një sistemi gjyqësor të pavarur, transparent dhe efiçent, mungesa e aksesit në drejtësi, korrupsioni, mangësitë në kapacitetet profesionale të aktorëve të sistemit, polarizimi politik i skajshëm i jetës publike si dhe mungesa e besimit të qytetarëve janë disa nga sfidat më madhore në fokus të veprimtarisë së Fondacionit. Në kuadër të këtij programi, Fondacioni kontribuon në fuqizimin dhe mbështetjen e shoqërisë civile me qëllim zgjerimin e hapësirës për të menduarin kritik, ofrimin e një qasjeje alternative dhe pasurimin e kulturës së debatit profesional mbi këto sfida përmes angazhimit të profesionistëve dhe ekspertizës së pavarur të shoqërisë civile. Gjithashtu, një tjetër prioritet është nxitja e avokatisë/litigimit strategjik për çështje me interes të lartë publik me synim evidentimin e praktikave të pandëshkueshmërisë, promovimin e të drejtave të njeriut dhe nxitjen e ndryshimeve sistematike ligjore dhe praktike.

Njoftime

Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Projekti "Vettingu në lupë"

17 Tetor 2018
"Vettingu në lupë" është një projekt që po zbatohet nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me mbështetjen financiare të 

Publikime

ISP - Cfarë është Vetingu në Drejtësi? | Video

12 Tetor 2018
Video ndërgjegjësuese e përgatitur nga stafi i Institutit të Studimeve Politike (www.isp.com.al) në kuadër të projektit “Reforma në drejtësi:

Publikime

CSDG: SPAK Monitor Numri i pare i buletinit tremujor

10 Tetor 2018
E ballafaquar me korrupsionin mjaft të përhapur dhe kërcënimin e një krimi të organizuar gjithnjë e më të fuqishëm, qeveria dhe institucionet politike shqiptare ndërmorën reformë

Publikime

ISP - Strukturat e reja të sistemit të drejtësisë | Video

02 Tetor 2018
Dëshironi të njihni më shumë reformën në drejtësi, institucionet e reja që do të krijohen apo ndryshohen?

Publikime

Reforma në Drejtësi dhe Korrupsioni | Video

10 Gusht 2018
Korrupsioni, si shkaktuesi kryesor i degradimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, është një ndër problemet kryesore që reforma në drejtësi synon të zgjidhë.

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: