Shteti i së Drejtës

Ky program u riaktivizua në Fondacion në vitin 2010 për të kontribuar në mënyrë të qëndrueshme dhe profesionale në rrugëtimin e gjatë e të vështirë të Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Mungesa e një sistemi gjyqësor të pavarur, transparent dhe efiçent, mungesa e aksesit në drejtësi, korrupsioni, mangësitë në kapacitetet profesionale të aktorëve të sistemit, polarizimi politik i skajshëm i jetës publike si dhe mungesa e besimit të qytetarëve janë disa nga sfidat më madhore në fokus të veprimtarisë së Fondacionit. Në kuadër të këtij programi, Fondacioni kontribuon në fuqizimin dhe mbështetjen e shoqërisë civile me qëllim zgjerimin e hapësirës për të menduarin kritik, ofrimin e një qasjeje alternative dhe pasurimin e kulturës së debatit profesional mbi këto sfida përmes angazhimit të profesionistëve dhe ekspertizës së pavarur të shoqërisë civile. Gjithashtu, një tjetër prioritet është nxitja e avokatisë/litigimit strategjik për çështje me interes të lartë publik me synim evidentimin e praktikave të pandëshkueshmërisë, promovimin e të drejtave të njeriut dhe nxitjen e ndryshimeve sistematike ligjore dhe praktike.

Njoftime

KShH: Ecuria e procesit te vettingut 01/02/2018 - 31/01/2019

15 Shkurt 2019
Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Te dhena statistikore mbi ecurine e vettingut per periudhen 1 shkurt 2018 - 31 janar 2019

Njoftime

ISP: Rezultatet e Vettingut 2018

26 Dhjetor 2018
Në kuadër të projektit “Reforma në drejtësi: me qytetarët dhe për qytetarët. Nga ligjet tek jetësimi praktik.

Njoftime

KShH dhe ISP - Ligjërimi mbi reformën dhe Vendimmarrja e organeve të vettingut

27 Nëntor 2018
Duke vlerësuar rëndësinë e transparencës dhe informimit të opinionit publik mbi reformën në drejtësi, KShH dhe ISP kanë hartuar përkatësisht dy studime: - një studim për matjen e

Njoftime

Forumi i Mendimit të Lirë dhe Instituti i Studimeve Politike - Takime në qytete

16 Nëntor 2018
Në kuadër të projektit “Infomimi dhe roli i qytetarëve në nxitjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi”, me mbeshtetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, organizatat F

Njoftime

Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Projekti "Vettingu në lupë"

17 Tetor 2018
"Vettingu në lupë" është një projekt që po zbatohet nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me mbështetjen financiare të 

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: