Shteti i së Drejtës

Ky program u riaktivizua në Fondacion në vitin 2010 për të kontribuar në mënyrë të qëndrueshme dhe profesionale në rrugëtimin e gjatë e të vështirë të Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Mungesa e një sistemi gjyqësor të pavarur, transparent dhe efiçent, mungesa e aksesit në drejtësi, korrupsioni, mangësitë në kapacitetet profesionale të aktorëve të sistemit, polarizimi politik i skajshëm i jetës publike si dhe mungesa e besimit të qytetarëve janë disa nga sfidat më madhore në fokus të veprimtarisë së Fondacionit. Në kuadër të këtij programi, Fondacioni kontribuon në fuqizimin dhe mbështetjen e shoqërisë civile me qëllim zgjerimin e hapësirës për të menduarin kritik, ofrimin e një qasjeje alternative dhe pasurimin e kulturës së debatit profesional mbi këto sfida përmes angazhimit të profesionistëve dhe ekspertizës së pavarur të shoqërisë civile. Gjithashtu, një tjetër prioritet është nxitja e avokatisë/litigimit strategjik për çështje me interes të lartë publik me synim evidentimin e praktikave të pandëshkueshmërisë, promovimin e të drejtave të njeriut dhe nxitjen e ndryshimeve sistematike ligjore dhe praktike.

Njoftime

Thirrje për projekte Sfidimi i Kulturës së Pandëshkueshmërisë

23 Tetor 2014
Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë ka ndërmarrë një nismë për sfidimin e kulturës së pandëshkueshmërisë në vend, në kuad

Njoftime

Thirrje për Artikuj Shkencorë Kërkimorë për Reformën Kushtetuese

30 Korrik 2014
Titulli i Programit: Reforma kushtetuese – Garanci për shtetin e së drejtës 

Njoftime

Fondi i Avokatise ne Interesin Publik OSFA 2014 Thirrje per Avokat/Grup Avokatesh

13 Qershor 2014
Titulli i Pozicionit: Avokatë (të orientuar në fushën e të drejtave të njeriut)

Njoftime

Njoftim për Punësim: Koordinator Part Time

19 Maj 2014
Titulli i Pozicionit: Koordinator- Staf Mbeshtetes ‘Part Time’Titulli i Programit: ”Sfidimi i Kultures se Pandeshkueshmerise”

Njoftime

Thirrje për ekspertë me kohë të pjesshme

12 Maj 2014
Titulli i Pozicionit: Ekspert (me kohë të pjesshme)

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: