Shteti i së Drejtës

Ky program u riaktivizua në Fondacion në vitin 2010 për të kontribuar në mënyrë të qëndrueshme dhe profesionale në rrugëtimin e gjatë e të vështirë të Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Mungesa e një sistemi gjyqësor të pavarur, transparent dhe efiçent, mungesa e aksesit në drejtësi, korrupsioni, mangësitë në kapacitetet profesionale të aktorëve të sistemit, polarizimi politik i skajshëm i jetës publike si dhe mungesa e besimit të qytetarëve janë disa nga sfidat më madhore në fokus të veprimtarisë së Fondacionit. Në kuadër të këtij programi, Fondacioni kontribuon në fuqizimin dhe mbështetjen e shoqërisë civile me qëllim zgjerimin e hapësirës për të menduarin kritik, ofrimin e një qasjeje alternative dhe pasurimin e kulturës së debatit profesional mbi këto sfida përmes angazhimit të profesionistëve dhe ekspertizës së pavarur të shoqërisë civile. Gjithashtu, një tjetër prioritet është nxitja e avokatisë/litigimit strategjik për çështje me interes të lartë publik me synim evidentimin e praktikave të pandëshkueshmërisë, promovimin e të drejtave të njeriut dhe nxitjen e ndryshimeve sistematike ligjore dhe praktike.

Aktivitete

Qytetarët për drejtësinë: Mos u largoni, por ndikoni që vendi ynë të bëhet më i mirë e më i drejtë!

25 Mars 2019
Forumi i Mendimit të Lirë organizoi një takim me të rinj në Berat në kuadër të projektit “Qytetarët për Drejtësinë”.

Aktivitete

ISP: Sa të informuar janë studentët? (UAMD)

26 Shkurt 2019
Studentët e fakulteteve juridike janë edhe përfituesit kryesorë të reformës në drejtësi.

Aktivitete

CSDG: Tryezë e rrumbullakët: Krijimi i Gjykatave dhe i SPAK

17 Dhjetor 2018
Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, në kuadër të projektit “Forcimi i informimit dhe pjesmarrjes së publikut në zbatimin e reformës në drejtësi nëpërmjet monitorimi

Aktivitete

Qytetarët për Drejtësinë: Reforma në drejtësi, si sfidë për sistemin dhe shpresë për shoqërinë (Peshkopi)

11 Dhjetor 2018
Në çfarë faze është zbatimi i ligjeve të reformës në drejtësi? Pse janë vonuar dhe kush e ka vonuar procesin e krijimit të strukturave të reja të drejtësisë?

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: