Shteti i së Drejtës

Ky program u riaktivizua në Fondacion në vitin 2010 për të kontribuar në mënyrë të qëndrueshme dhe profesionale në rrugëtimin e gjatë e të vështirë të Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Mungesa e një sistemi gjyqësor të pavarur, transparent dhe efiçent, mungesa e aksesit në drejtësi, korrupsioni, mangësitë në kapacitetet profesionale të aktorëve të sistemit, polarizimi politik i skajshëm i jetës publike si dhe mungesa e besimit të qytetarëve janë disa nga sfidat më madhore në fokus të veprimtarisë së Fondacionit. Në kuadër të këtij programi, Fondacioni kontribuon në fuqizimin dhe mbështetjen e shoqërisë civile me qëllim zgjerimin e hapësirës për të menduarin kritik, ofrimin e një qasjeje alternative dhe pasurimin e kulturës së debatit profesional mbi këto sfida përmes angazhimit të profesionistëve dhe ekspertizës së pavarur të shoqërisë civile. Gjithashtu, një tjetër prioritet është nxitja e avokatisë/litigimit strategjik për çështje me interes të lartë publik me synim evidentimin e praktikave të pandëshkueshmërisë, promovimin e të drejtave të njeriut dhe nxitjen e ndryshimeve sistematike ligjore dhe praktike.

Aktivitete

Prezantim i Monitorimit të KLD-së

28 Maj 2015
Në kuadër të Programit “Sfidimi i Kulturës së Pandëshkueshmërisë”, gjatë periudhës prill-tetor 2014, Qendra “Res Publica”, me mbështetjen dhe bashkëpunimin e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipë

Aktivitete

Monitorimi i zbatueshmërisë së ligjit për të drejtën e informimit në Gjykatën administrative

22 Maj 2015
Instituti i Studimeve Politike, ISP (www.isp.com.al)  prezantoi në datën 22 Maj 2015 gjetjet e monitorimit të nivelit të zbatueshmërisë

Aktivitete

Prezantim monitorimi "Vonesat në vendimet gjyqësore | 2014 "

16 Maj 2015
Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOÇIP shpalli në datë 16 MAJ 2015 gjetjet e Vlerësimit Tematik mbi vonesat në arsyetimin dhe dorëzimin e vendimeve gjyqësore.

Aktivitete

Prezantimi i Studimit "Vlerësimi i Riskut të Krimit të Organizuar në Shqipëri"

25 Mars 2015
Lufta kundër krimit të organizuar është dhe mbetet një sfidë serioze për shtetin dhe shoqërinë shqiptare.

Aktivitete

Tryezë e rrumbullakët Reforma Kushtetuese nga perspektiva akademike dhe civile

16 Dhjetor 2014
Në kuadër të Projektit “Reforma Kushtetuese nga perspektiva akademike dhe civile”, realizuar me mbështetjen dhe bashkëpunimin e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipër

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: