Shteti i së Drejtës

Ky program u riaktivizua në Fondacion në vitin 2010 për të kontribuar në mënyrë të qëndrueshme dhe profesionale në rrugëtimin e gjatë e të vështirë të Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Mungesa e një sistemi gjyqësor të pavarur, transparent dhe efiçent, mungesa e aksesit në drejtësi, korrupsioni, mangësitë në kapacitetet profesionale të aktorëve të sistemit, polarizimi politik i skajshëm i jetës publike si dhe mungesa e besimit të qytetarëve janë disa nga sfidat më madhore në fokus të veprimtarisë së Fondacionit. Në kuadër të këtij programi, Fondacioni kontribuon në fuqizimin dhe mbështetjen e shoqërisë civile me qëllim zgjerimin e hapësirës për të menduarin kritik, ofrimin e një qasjeje alternative dhe pasurimin e kulturës së debatit profesional mbi këto sfida përmes angazhimit të profesionistëve dhe ekspertizës së pavarur të shoqërisë civile. Gjithashtu, një tjetër prioritet është nxitja e avokatisë/litigimit strategjik për çështje me interes të lartë publik me synim evidentimin e praktikave të pandëshkueshmërisë, promovimin e të drejtave të njeriut dhe nxitjen e ndryshimeve sistematike ligjore dhe praktike.

Aktivitete

Drejt Evropës përmes Drejtësisë

04 Mars 2014
Unioni i Gjyqtarëve dhe Universiteti Luarasi organizuan në datën 4 maj 2012 për herë të parë në Shqipëri një konferencë, e cila solli bashkë gjyqtarët, prokurorët, juristët e akademikët shqiptarë m

Aktivitete

Vendime te Komisionerit per Mbrojtjen nga Diskriminimi

14 Janar 2014
Të nderuar kolegë dhe partnerë/Dear colleagues and partners,

Aktivitete

Diskutimi i projektligjit të ri “Për të drejtën e informimit”

29 Mars 2013
Në datën 28 mars 2013, Ministria e Drejtësisë organizoi një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të ministrive të linjës dhe partnerë ndërkombëtarë për të diskutuar projektligjin e ri të hartuar “

Aktivitete

Drejt Evropës përmes Drejtësisë

07 Maj 2012
Unioni i Gjyqtarëve dhe Universiteti Luarasi organizuan në datën 4 maj 2012 për herë të parë në Shqipëri një konferencë, e cila solli bashkë gjyqtarët, prokurorët, juristët e akademikët shqiptarë m

Aktivitete

Publikohet raporti monitorues “Ekzekutivi dhe gjyqësori: Përgjegjshmëria ndaj vendimeve gjyqësore”

11 Tetor 2011
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë,Soros në kuadër të Programit  të

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: