Shteti i së Drejtës

Ky program u riaktivizua në Fondacion në vitin 2010 për të kontribuar në mënyrë të qëndrueshme dhe profesionale në rrugëtimin e gjatë e të vështirë të Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Mungesa e një sistemi gjyqësor të pavarur, transparent dhe efiçent, mungesa e aksesit në drejtësi, korrupsioni, mangësitë në kapacitetet profesionale të aktorëve të sistemit, polarizimi politik i skajshëm i jetës publike si dhe mungesa e besimit të qytetarëve janë disa nga sfidat më madhore në fokus të veprimtarisë së Fondacionit. Në kuadër të këtij programi, Fondacioni kontribuon në fuqizimin dhe mbështetjen e shoqërisë civile me qëllim zgjerimin e hapësirës për të menduarin kritik, ofrimin e një qasjeje alternative dhe pasurimin e kulturës së debatit profesional mbi këto sfida përmes angazhimit të profesionistëve dhe ekspertizës së pavarur të shoqërisë civile. Gjithashtu, një tjetër prioritet është nxitja e avokatisë/litigimit strategjik për çështje me interes të lartë publik me synim evidentimin e praktikave të pandëshkueshmërisë, promovimin e të drejtave të njeriut dhe nxitjen e ndryshimeve sistematike ligjore dhe praktike.

Publikime

ISP - LIGJËRIMI POLITIK DHE PUBLIK MBI REFORMËN NË DREJTËSI | Video

12 Mars 2019
Monitorimi i ligjërimit politik e publik për reformën në drejtësi i kryer nga Instituti për Studime Politike ka treguar se partitë dhe liderët kryesorë politikë kanë një sjellje

Publikime

CSDG: SPAK Monitor nr.3, Dhjetor 2018 - Shkurt 2019

05 Shkurt 2019
Rëndësia e arritjes së objektivave strategjikë të reformës përkundrejt sfidave të procesit: Fillimi i procedurave për ngritjen e Gjykatave të Posaçme dhe Prokurorisë së Posaçme n

Publikime

Përmbledhje e SPAK info

09 Janar 2019
SPAK info është një përmbledhje e shkurtër e zhvillimeve mujore në lidhje me procesin e krijimit të institucioneve të reja në luftën ndaj korrupsionin dhe krimit të organizuar (g

Publikime

KShH prezanton gjetjet kryesore te monitorimit te Vetting Jan'17 - Qer'18 | Video

26 Nëntor 2018
Në këtë video Komiteti Shqiptar i Helsinkit prezanton disa nga gjetjet kryesore të monitorimit të procesit të Vettingut për periudhën Janar 2017 - Qershor 2018.

Publikime

KShH: PËR VENDIMMARRJEN E INSTITUCIONEVE TË RIVLERËSIMIT KALIMTAR TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE (VETTING)

23 Nëntor 2018
Ky produkt realizohet nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

Faqet

Regjistrohuni që të merrni njoftime

Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni

Na kontaktoni

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 22 34 621/ 4 22 34 223/ 4 22 35 856
Fax: +355 4 22 35 855

Na Ndiqni

Ndiqni Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në: