Klinikat e Ligjit - OSFA

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, nëpërmjet LevizAlbania, me mbështjen e Ambasadës Zviceriane në Shqipëri, po zbaton projektin: ‘Klinikat e Ligjit’ nga Shtator 2017 deri në Maj 2019. Në kuadër të projektit janë themeluar dy Klinika Ligjore në Durrës dhe në Shkodër, të cilat kanë objekt të veprimtarisë së tyre ofrimin e ndihmës ligjore falas dhe edukimin ligjor të qytetarëve dhe komuniteteve. Klinikat e Ligjit ofrojnë ndihmë ligjore falas parësore dhe dytësore në fushat e mbrojtjes së konsumatorit, shëndetësisë, mjedisit, si dhe në kuadër të shërbimeve të ofruara nga organet e pushtetit vendor.
Klinikat e Ligjit në Durrës dhe në Shkodër ofrojnë një shumëllojshmëri shërbimesh juridike si: këshillim ligjor, përpilimin e dokumenteve të nevojshme për të vënë në lëvizje administratën publike, përfaqësimin përpara organeve administrative, përpilimin e akteve të nevojshme për të vënë në lëvizje gjykatën dhe përfaqësimin përpara gjykatës në çështjet administrative.
Njoftime
Publikime
Aktivitete
Regjistrohuni që të merrni njoftime
Regjistrohuni për të marrë njoftime nga Fondacioni