Ermal Hasimja

Anëtar Bordi

Dr. Ermal Hasimja është profesor universiteti në fushën e shkencave politike dhe komunikimit. Fokusi i tij është në përfaqësimin politik dhe teoritë e demokracisë. Ai gjithashtu është administrator i shkollës Ernest Koliqi në Tiranë. Dr. Hasimja mban doktoraturë nga Universiteti Paris VIII dhe ka qenë një studiues vizitues në Shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Politike (LSE) në Londër. Ndër të tjera ai ka punuar dhe si menaxher programi për administratën publike dhe programin e qeverisjes vendore për KFOS (Kosovo Foundation for Open Society) dhe si këshilltar i Kryeministrit të Shqipërisë gjatë viteve 2005-2006. Në sektorin arsimor ai punoi si kryetar i departamentit të shkencave politike në Universitetin e Tiranës dhe zëvendës rektor i Universitetit Evropian të Tiranës. Dr. Hasimja është shumë aktiv në media lidhur me politikat publike dhe është gjithashtu anëtar i komiteteve kryesore publike në fushën e arsimit.