ACT - Hapen aplikimet për Studime Universitare dhe Pasuniversitare në Universitetin Amerikan të Selanikut

Statusi i Bursës: 

Kohezgjatja: 

01 Dhjetor 2021 deri 30 Mars 2022

Bursa: 

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Universiteti Amerikan i Selanikut (ACT) ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për bursa të plota dhe të pjesshme, për Studime Universitare BA 4 vjeçare dhe për Studime Pasuniversitare Master 1 vjeçar Universitetin Amerikan të Selanikut- Greqi, për vitin akademik 2022-2023.

Degët që ofrohen:

Në nivelin Bachelor:

  • Administrim Bisnes (BS)
  • (me specializim në Finance, Biznes Ndërkombëtar, Menaxhim, Marketing, ose Hoteleri Turizëm, Menaxhim i Burimeve Njerëzore)
  • Shkenca politike dhe marrëdhënie Ndërkombëtare (BA)
  • Biznes dhe Informatikë (BS)
  • Shkenca Kompjuterike (BS)
  • Gjuhë Angleze (BA) (me specializim në Gjuhësi dhe Letërsi, ose Komunikim & Media)
  • Psikologji (BS)
  • Biologji

 

Në nivelin Pasuniversitar:

  • Master në Administrim Bisnesi (MBA)
  • Master në Menaxhim Hoteleri Turizem (MS)
  • Master në Psikologji Organizative Industriale (MS)
  • Kriteret: Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:

 

Për Studime Universitare BA:

  • Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme, ose ta kenë përfunduar atë;
  • Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze, certifikuar minimumi në nivelin B2
  • Aplikantët duhet të kenë notë mesatare të lartë.

 

Për Studime Pasuniversitare:

  • Të jenë nxënës në vitin e fundit të Universitetit, ose ta kenë përfunduar atë;

 

APLIKIMI

Duhet të aplikoni online në linkun: http://admissions.act.edu

Gjithashtu të plotësoni Formularin e Ndihmës Finaciare në linkun: http://www.act.edu/admissions/apply-online/financial-aid-application

Dokumentacionin plotësues të aplikimit duhet ta ngarkoni online në formularin e aplikimit. Afati i aplikimit për Studime Universitare dhe Studime Master: 30 Mars 2022

Ju mund të shkarkoni listën e dokumentacionit të kërkuar duke klikuar këtu.

Për çdo informacion ose ndihmë që do ju nevojitet e-mail: bursa@osfa.al; ose telefononi në 0682035335.

Për më tepër informacion rreth procesit të aplikimit, ftoheni të merrni pjesë, të interesuarit bashkë me prindërit, në webinarin online në datën 4 dhjetor 2021, ora 15:00 në linkun https://us02web.zoom.us/j/83288981893?pwd=MGhjeElmcmVYbmVMVzVtTEo0ZGxPQT09

Njihuni me ACT: YouTube https://youtu.be/21LTd8xw85Q

 

                                             www.osfa.al                    www.act.edu

ACT Photos

ACT at a glance

ACT Campus

Science Lab

ACT Science Lab

Housing

Housing

Student Life

Student Life

Community Service

Community Service

For even more photos of ACT and its various events please visit ACT Flickr page.