Aplikime për në AUBG - sezoni i Pranverës 2017

Statusi i Bursës: 

Kohezgjatja: 

22 Shtator 2016 deri 01 Tetor 2016

Bursa: 

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për studime 4 – vjeçare bachelor në AUBG- Universitetin Amerikan në Bullgari për të filluar vitin akademik 2016-2017 në semestrin e Pranverës ‘17.

Degët që ofrohen në këtë Universitet janë:

Shkenca Kompjuterike; Ekonomiks; Administrim Biznesi;

Studime Europiane; Histori dhe Civilizim; Sisteme Informative; Gazetari dhe Komunikim; Matematikë; Shkenca Politike dhe Mardhënie Ndërkombëtare;

Letërsi

KRITERET

Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:
1 - Të kenë përfunduar shkollën e mesme;

2 - Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze (të folur dhe të shkruar). Të kënë rezultat të provimit TOEFL: ITP minimum 550 pike, ose IBT minimum 80 pikë. Për këtë duhet që Qendra ku ju keni dhënë provimin t’ia dërgojë rezultatin AUBG-së.

3 - Aplikantët duhet të kenë një notë mesatare të lartë.

 

APLIKIMI:  Ju duhet të aplikoni fillimisht online në linkun :

https://community.aubg.bg/sslpage.aspx?pid=328

Më pas duhet të dorëzoni Formularin e Ndihmës Financiare të plotësuar, së bashku me të gjithë dokumentat plotësues, në një nga adresat e mëposhtëme:

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros),

Rr. Qemal Stafa, 120/2, Tiranë
Tel: +355-42-234621, 234223

e-mail:
bursa@osfa.al

Ose

Admissions Office
ABF Student Center
American University in Bulgaria
12 Svoboda Bachvarova St.
Blagoevgrad 2700, Bulgaria

http://www.aubg.edu/how-to-apply-first-year

AFATI 1 TETOR 2016

Për më tepër informacion dhe për çdo pyetje për procesin e aplikimit, mund të na shkruani:
Fondacioni SOROS bursa@osfa.al dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë (AUBG) admissions@aubg.edu.

Klikoni këtu për të parë listën e dokumentave të kërkuar.