Bursa i REF-Roma Education Fund (REF) shpall vitin e katërmbëdhjetë të programit (Mbyllur)

Statusi i Bursës: 

Kohezgjatja: 

22 Prill 2013 deri 22 Gusht 2013

Programi për Bursa i REF-Roma Education Fund (REF) shpall vitin e katërmbëdhjetë të programit të Bursave për studentë Romë në nivel Universitar e Pasuniversitar.

Bursa konsiston në një ndihmë financiare për ata studentë Romë që janë duke ndjekur studimet në një universitet në Shqipëri (ose do të fillojnë studimet në vitin akademik 2013-2014):

Studime universitare (Bachelor)
Studime pasuniversitare (Master ose Doktoraturë)

Bursa e REF duhet të përdoret për të mbuluar shpenzimet gjatë një viti akademik për: libra, shpenzime për provime dhe pjesërisht shpenzime jetese. Gjithashtu mund të mbulojë pjesërisht ose plotësisht shpenzimet për tarifat e shkollimit (tuition fee).

Aplikimi kryhet on-line te adresa:

http://www.romaeducationfund.hu/udhezime-bursat-rmusp

Afati i aplikimit data 20 Maj 2013

Për më tepër informacione dhe udhëzime në lidhje me këto bursa dhe mënyrën e aplikimit, mund të drejtoheni pranë zyrës së Fondacionit Soros, Tiranë.
Shoqëria e Hapur per Shqipërinë
Fondacioni Soros
rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2,
Tiranë, Albania
bursa@osfa.soros.al
tel: 355 4 2234 621, 234 223, 235 856
Fax: 355 4 2235 855
www.soros.al