Bursa Plotesuese per Studime Phd per vitin akademik 2013-2014 (Mbyllur)
Programi i Bursave të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur njofton hapjen e aplikimeve për bursat Global Supplementary Grant Program (GSGP) për vitin akademik 2013 - 2014. GSGP ofron bursa plotësuese deri në 10,000 USD për studentë nga Europa Juglindore, Ish-Bashkimi Sovjetik, Mongolia, Lindja e Mesme/Afrika Veriore dhe Azia Jugore. Qëllimi i këtij programi është të mundësoje studentë të kualifikuar të ndjekin studime doktorature në Shkencat Humane dhe Sociale në një universitet të akredituar në Azi, Australi,Europë, Lindje e Mesme dhe Amerikë e Veriut.
Kriteret e përzgjedhjes
Programi i Bursave GSGP është i vlefshëm për qytetarë të vendeve : Shqipëri, Afganistan, Armeni, Azerbaixhan, Bjellorusi, Bosnja, Egjipt, Gjeorgji, Jordani, Kazakistan, Kosovë, Kirgizstan, Liban, Maqedoni, Moldavi, Mongoli, Mali i Zi, Nepal, Palestinë, Rusi, Serbi, Siri, Taxhakistan, Tunizi, Turkmenistan, Ukrainë dhe Uzbekistan.
Nuk mund të aplikojnë për këtë program studentët që ndjekin studime doktorature në fushën e shkencave mjekësore, fizikës, kimisë, shkenca natyrore ose teknike, adminsitrim/menaxhim biznesi, financë/bankë/marketing si dhe arte.
Bursat GSGP jepen vetëm për studime doktorature me kohë të plotë. Aplikantët mund të jenë në cdo fazë të studimeve të tyre.
Ju lutem kini parasysh se ky është një Program Plotësues, pra nuk ofron finacim të plotë. Aplikantët duhet të vërtetojnë se disponojnë mjete financiare shtesë nga burime të tjera.
Aplikimi
Më tepër detaje në lidhje me programin dhe udhëzimet për aplikim do ti gjeni në linkun: http://www.opensocietyfoundations.org/grants/global-supplementary-grant
Preferohet aplikimi online nepermjet linkut : http://www.soros.org/grants/oas.
Aplikantët duhte të plotesojnë aplikimet përkatëse (GSGP-North America ose GSGP-Europe), bazuar në kontinentin ku do të studiojnë.
Afatet e Aplikimit
Për studentët e Phd në një nga vendet: Azi, Australia, Amerika e Veriut, Lindje e Mesme, afati është: 1 Prill 2013.
Për studentët që ndjekin studimet Phd në Europë, afati është: 21 Maj 2013.
Aplikimet për GSGP Amerika e Veriut,etj mund të dërgohen në New York te adresa si më poshtë:
Aplikimet për GSGP Europe mund të dërgohen në Londër te adresa si më poshtë.
Të dy llojet e Aplikimeve (Amerikë e Veriut dhe Europë) mund të dërgohen gjithashtu edhe te adresa eFondacionit Soros, Tiranë.
Global Supplementary Grant Program -North America Open Society Institute 1700 Broadway, 17th Floor New York, NY 10019 U.S.A. | Global Supplementary Grant Program - Europe Open Society Foundation Scholarship Programs 7th Floor Millbank Tower 21-24 Millbank, London SW1P 4QP United Kingdom |