Civil Society Scholar Awards 2018: Hapen aplikimet për bursa për studentë të doktoraturës ose stafe akademike

Statusi i Bursës: 

Kohezgjatja: 

01 Shkurt 2018 deri 31 Mars 2018

Bursa: 

Thirrje për Aplikim

Civil Society Scholar Awards (2018 - 2019)

Programi i Bursave të Fondacionit Shoqëria e Hapur –Soros, shpall thirrjen për Aplikime për Bursat: Civil Society Scholar Awards ( CSSA ), viti Akademik 2018 -2019.

QËLLIMI :

Civil Society Scholar Awards (CSSA) mbështet projekte akademike ndërkombëtare për të mundësuar studentët e doktoraturës dhe stafet akademike, të aksesojnë burime të rëndësishme për punen e tyre kërkimore, zhvillimin e tyre profesional si studiues, si intelektual apo në mësimdhënie. 

KUSH MUND TË APLIKOJË:

-Studentë të Doktoraturës që studiojnë në universitete të akredituara, brenda ose jashtë vendit ;

-Staf Akademik me kohë të plotë në Universitetet në Shqipëri (kërkohet të kenë Diplomë Masteri).

AKTIVITETET QË MUND TË FINANCOHEN:

Projekte ndërkombëtare akademike, afat shkurtër, të tilla si : kërkim në terren (mbledhje të dhënash); vizita kerkimore në biblioteka, arkiva apo universitete; zhvillim kursesh/kurrikulash; dhe bashkëpunime  kerkimore ndërkombëtare që çojnë në publikime ‘peer- reviewed’.

FUSHAT E STUDIMIT:

Propozimet për çdo fushë brenda Shkencave Sociale dhe Humane janë të mirëpritura, veçanërisht ato që lidhen me: 

  • Ligji, drejtësia, dhe qeverisja; Zhvillimi i qëndrueshëm dhe menaxhimin i burimeve natyrore; Të drejtat ekonomike dhe fuqizimin i të varfërve; Shëndeti publik, punë sociale dhe zhvillim komuniteti; Kuadri Ligjor dhe Politikat lidhur me ‘New Media’; Arsimi gjithëpërfshirës; Studimet pas konfliktit; Të drejtat e Njeriut.

 

AFATI I APLIKIMIT:

Afati i fundit për aplikim është 31 Mars 2018

Mund të aplikoni online duke klikuar këtu.

ose mund të dorëzoni aplikimin pranë zyrave të Fondacionit Soros në Tirane :
Rr.Qemal Stafa, P.120/2, Tiranë
Tel : +355 42234223

Për më tepër informacion do të gjeni në linkun:
https://www.opensocietyfoundations.org/grants/civil-society-scholar-awards 

Për cdo pyetje apo paqartësi ju mund të aksesoni CSSA - Pyetje të shpeshta ose të kontaktoni në adresën: bursa@osfa.al