- Shqip
- English
Hapen aplikimet për bursa studimi në nivelin BA në AUBG- Universiteti Amerikan në Bullgari
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë (AUBG) ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për bursa për studime 4- vjeçare në Universitetin Amerikan në Bullgari (AUBG) për vitin akademik 2021-2022.
Degët që ofrohen në këtë Universitet janë:
Shkenca Kompjuterike; Ekonomiks; Administrim Biznesi;
Studime Europiane; Histori dhe Civilizim; Sisteme Informative; Gazetari dhe Komunikim; Matematikë; Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare;
Letërsi; Psikologji; Fizikë.
Kriteret: Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:
- Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme, ose ta kenë përfunduar atë;
- Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze.
- Aplikantët duhet të kenë notë mesatare të lartë.
APLIKIMI: Për tu përfshirë në testimin online të anglishtes, ofruar falas për aplikantët e AUBG-së, duhet të aplikoni online deri në datën 20 Dhjetor 2020 në linkun: https://apply.aubg.edu/account/register;
si dhe të ngarkoni dokumentat plotësuese siç përshkruhet në dokumentin Lista e Dokumentave.
Më pas, plotësoni online Formularin e Ndihmës Financiare dhe të ngarkoni gjithë dokumentacionin e kërkuar deri në datën 1 Mars 2021.
Ju mund të shkarkoni dokumentacionin në faqen www.osfa.al.
Na kontaktoni për çdo paqartësi apo informacion që do ju nevojitet:
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë,
Rr. Qemal Stafa, 120/2, Tiranë
E-mail: bursa@osfa.al
Ose:
American University in Bulgaria
Admissions Office
ABF Student Center
12 Svoboda Bachvarova St.
Blagoevgrad 2700, Bulgaria